☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,132 ▼ -1.05% ETH $2,418 ▼ -2.43% XRP $1.4835 ▲ +6.65% SOL $93.7600 ▲ +1.03%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Bota

Turqi, MPJ thërret të ngarkuarin me punë të Holandës, ngjarja në 1915 ishte “gjenocid”

I ngarkuari me punë i Holandës në Turqi, Erik Westrate, është thirrur në Ministrinë e Jashtme turke për shkak të vendimit të parlamentit holandez për njohjen e ngjarjeve të vitit 1915 si “gjenocid”.

Sipas të dhënave nga burime diplomatike, diplomatit holandez Westrate i janë përcjellur shqetësimet e Turqisë në lidhje me vendimin e miratuar dje në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës.

Ministria e Jashtme turke dje dënoi ashpër vendimin e parlamentit holandez.

“E dënojmë fuqishëm vendimin e sotëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës për të njohur ngjarjet e vitit 1915 si ‘gjenocid'”, reagoi Ministria e Jashtme turke përmes një deklarate.

Duke e përshkruar vendimin e parlamentit holandez si “të pabazë”, ministria tha se vendimi në fjalë nuk ka vend as në histori, as në drejtësi, duke shtuar se për këtë arsye, ai nuk ka asnjë detyrim ligjor apo vlefshmëri.

Reagimi nga ana e Turqisë vjen pasi parlamenti i Holandës dje miratoi një mocion për njohjen e pretendimeve armene rreth ngjarjeve të vitit 1915 si “gjenocid”.

Sipas protokollit qeveritar, për përkufizimin e gjenocideve nevojiten që përcaktuese të jenë gjykimet e gjykatave ndërkombëtare dhe rezultatet e qarta të hulumtimeve shkencore dhe gjetjeve të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Qeveria në Holandë vepron sipas Marrëveshjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit. Për këtë arsye, vendimi i djeshëm nuk ka cilësi detyruese nga aspekti i qeverisë.

Pozicioni i Turqisë mbi ngjarjet e vitit 1915 është se vdekjet në mesin e armenëve në Anadollin lindor në vitin 1915 ndodhën pasi disa morën anën e rusëve pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje pasuese e armenëve rezultoi në viktima të shumta.

Ankaraja nuk e pranon “gjenocidin” e pretenduar, por pranon se ka pasur viktima në të dyja anët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Turqia kundërshton prezantimin e incidenteve si “gjenocid”, por i përshkruan ngjarjet e vitit 1915 si një tragjedi për të dyja palët.

Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.