Bota

Turqia akuzon Izraelin për vrasje me karakter etnik

aaa162Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu akuzoi Izraelin për vrasje me karakter etnik dhe krime kundër njerëzimit në Gaza, siç raporton e përditshmja ”World bulletin”. Në një intervistë televizive dhënë dje në mbrëmje, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu deklaroi se ”sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë vrasje me karakter etnik dhe krim kundër njerëzimit”. ”Izraeli tregon një qëndrim oportunist duke sulmuar palestinezët në një kohë kur ata ndihen të dobët”, theksoi Davutoglu. Ai u zotua se Turqia do të qëndrojë në krah të qeverisë palestineze dhe popullit palestinez. Lidhur me një armëpushim të ndëmjetësuar nga Egjipti, ai tha se ”askush nuk diskuton armëpushimin me Hamasin apo fraksionet e tjera palestineze”. Më shumë se 1 000 persona kanë mbetur të plagosur si dhe të paktën 227 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë që nga fillimi i operacionit izraelit ”Edge”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button