☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.81 ▲3.18%
ARI 4,482 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $65,897 ▼ -0.75% ETH $1,981 ▼ -0.74% XRP $1.3267 ▼ -0.52% SOL $81.3600 ▼ -0.87%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Turqia: Armatosja e kurdëve, pasoja edhe për vetë Amerikën

Turqia paralajmëroi një ditë më parë Shtetet e Bashkuara, se vendimi për të armatosur forcat kurde që luftojnë militantët e Shtetit Islamik në Siri do të rezultojë e dëmshme për Uashingtonin, ndërsa akuzoi aleatin e saj në NATO se po vihej në anën e terroristëve.

Kritika e fortë vjen një javë përpara se presidenti Recep Tayyip Erdogan të vizitojë Uashingtonin për takimin e tij të parë me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili miratoi furnizimin me armatime në mbështetje të një fushate për të rimarrë qytetin sirian Raqqa nga Shteti Islamik.

Turqia i konsideron militantët e “YPG”-së në Siri, si zgjatim të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që ka zhvilluar një kryengritje në juglindje të vendit që prej vitit 1984 dhe konsiderohet gjithashtu grup terrorist, veç Turqisë, edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa.

“Duam të besojmë se aleatët tanë do të preferojnë të vihen në anën tonë, e jo në krah të organizatave terroriste”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Ankara, duke shtuar se do të përcillte qëndrimin e Turqisë përballë Trumpit javën e ardhshme dhe në samitin e NATO-s, më vonë gjatë këtij muaji.

Ai tha gjithashtu se, shpreson që vendimi i marrë nga amerikanët të ndryshohet deri në momentin që ai do të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Më herët, kryeministri Binali Yildirim u tha reporterëve se, dështimi i SHBA-ve për të marrë në konsideratë ndjeshmërinë e Turqisë “do të ketë padyshim pasoja dhe do të sjellë rezultate negative edhe për vet Amerikën”.

Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë luftëtarët e “YPG”-së si partnerë të vyer në luftën ndaj militantëve të Shtetit Islamik në veri të Sirisë. Uashingtoni tha se armatimi i forcave kurde është i domosdoshëm për rimarrjen e bastionit të ISIS në Siri, Raqqa, si dhe nyja e të gjitha planeve për sulme kundër Perëndimit.

Ky argument ndikon shumë pak, për të mos thënë aspak, tek Ankaraja, e cila është e shqetësuar se avancimet e kurdëve sirianë në veri të Sirisë mund të nxisin kryengritjen e PKK-së në tokën turke. Sipas ministrit të Jashtëm të Turqisë, armatimet e dhëna për “YPG”-në në të kaluarën kanë përfunduar në duart e militantëve të “PKK”-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.