🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,360 ▲ +1.49% ETH $2,112 ▲ +2.41% XRP $1.4037 ▲ +2.22% SOL $88.8800 ▲ +2.82%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

TVSH-ja, ‘përplasen’ Tatimet me biznesin, Shehaj: Do rimbursojmë vetëm faturat e 2014-ës

Nga: Ornela Manjani*

 Rimbursimi i TVSH-së rikthen përplasjen mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe përfaqësuesve të biznesit. Sipërmarrësit kanë ngritur problemin e mosrimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në takimin e zhvilluar dje me drejtoren e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj.

tatimetPërfaqësues të biznesit pretendojnë se nuk janë rimbursuar prej pesë vitesh, por Shehaj ka qenë e prerë në përgjigjen e saj, duke siguruar operatorët për rimbursimin e TVSH-së për vitin e shkuar. Ndërsa në lidhje me pretendimet e biznesit për mospagesat e periudhave të mëparshme, drejtorja e Tatimeve është shprehur se ligji përjashton institucionin që ajo drejton nga ky detyrim. Ndërkohë, Shehaj bëri të ditur se do të rimbursohet TVSH-ja e vitit 2014, e cila arrin vlerën 9.8 miliardë lekë.

Rimbursimi

Drejtorja e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj i është përgjigjur negativisht në formë të prerë kërkesës së biznesit për rimbursimin e TVSH-së, fatura të cilat janë akumuluar për vite me radhë si detyrim i Tatimeve ndaj biznesit. Sipas saj, ligjërisht askush nuk do të rimbursohet për periudhën para 1 janarit 2014. Sipas Shehajt, aktualisht biznesit po i shërbehet në kohë më të shkurtuar për rimbursimin e TVSH-së dhe nënvizoi se është abuzuar shumë me rimbursimin e TVSH-së vitet e kaluara, ku firma fantazmë kanë marrë para nga shteti. Drejtorja e Tatimeve ka qartësuar biznesin në lidhje me pagesat që janë kryer nga Thesari për gjatë këtij viti. “Për muajin janar sistemi i migrimit të të dhënave ka bërë diku në datën 28, dhe unë jo më vonë se data 31 kam firmosur dhe pagesat e fundit për kompanitë, sidomos për drejtorinë e VIP-ave, që besoj duhet të jenë para të paguara në datën 2 ose 3 shkurt të kaluara nga Thesari. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e prapambetura që nuk u paguan nga qeveria e mëparshme”. Ndërsa në lidhje me pagesat e prapambetura, Shehaj u shpreh se ka një Vendim të Këshillit të Ministrave, që është shumë sqarues se çfarë do të ndodhë. Administrata tatimore rimburson TVSH-në e krijuar nga data 1 janar 2014. Që do të thotë që ne kemi rimbursuar 9.8 miliardë lekë TVSH të krijuara në vitin 2014.

TVSH-ja

Sipas legjislacionit në fuqi, fusha e zbatimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar përfshin furnizimin e mallrave dhe të shërbimeve që kryhen nga personat e tatueshëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe importet. Në mënyrë të përgjithshme, kur TVSH-ja e paguar në blerje (e zbritshme )është më e madhe se TVSH-ja e zbatuar në shitje (e mbledhshme), nënvlerë dhe në një kohë të caktuar, personit të tatueshëm i lind e drejta e rimbursimit të shumës së TVSH-së. Kjo shumë është e barabartë me diferencën e TVSH-së së paguar në blerje, me atë të zbatuar në shitje. Rimbursimi është një ndër aspektet më të rëndësishme të mekanizmit të TVSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.