Rajoni

Kriza greke: Ndërpritet mbledhja e Eurozonës, skepticizëm për planin grek

aaaMinistrat e vendeve të grupit të Eurozones u takuan sot pasdite ne Bruksel për të diskutuar per planin e parqqitr nga qeveria e Athines per shpetimin e kesaj te fundit. Mediat thone se mbledhja u nderpre pa ndonje marreveshje, ndersa ministri grek i ekonomise Giorgos Stathakis në nje interviste per BBC deklaroi se Eurogrupi ka pranuar propozimet greke per kreditoret. Natyrishr situata nuk ka qënë e qetë.

Por mediat thone se Ministri gjerman i financave, Wolfgang Schaeuble, gjatë takimit të ministrave të Eurozonës, ka propozuar daljen e greqisë nga zona euro për 5 vjet, periudhë në të cilën Athina mund të ristrukturojë borxhin e saj. Por dalegacioni grek ka mohuar se ka një propozim gjerman për daljen e Greqisê përgjatê 5 vjetësh nga Eurozona. Ndërkohë, ministrat e financave të Eurozonës janë shprehur të përçarë rreth propozimeve të Greqisë, pasi disa e quajnë planin grek si një hap tê konsiderueshëm, ndërsa disa tê tjerë kritikojnë mungesën e vendosmêrisë së palës greke. Ndërkaq, mungesa e preçizimit të planit nga pala greke po rrit mbêshtetjen e shtetev anêtare për planin e Schauble për daljen nga zona euro. Paralelisht me samitin europian që do të zhvillohet të dielën, do te bëhet dhe një takim i Eurogrupit. Gjithashtu flitet se do të ketë dhe një takim të Eurogrupit të hënën.

Eric Wiebes: Pala greke ka bërë përfundimisht një hap përpara, por ne shohim që institucionet financiare janë kritike momentalisht lidhur me këtë plan. Nuk ka preçizione të mjaftueshme të planit grek dhe disa pika të tij janë më të dobëta sesa pritej të ishin . Institucionet financiare na sugjerojnë që të fillojmë negociatat vetëm kur të përmbushen kushtet. Nga ana tjetër, disa qeveri duke përfshirë këtu edhe atë hollandeze kanë probleme me angazhimin e qeverisë greke dhe  vendosmërinë  për ta zbatuar atë. Kjo është një pikë e dobët.
Michael Noonan: Duhet të shohim, nëse me këtë plan të prezantuar nga apala greke  mund të krijohen vende të reja pune dhe të krijohet rritje ekonomike. Është shumë e vështirë që të bësh reforma stabilizuese kur je në anën e atij që bën punë korrigjuese. Kjo do të thotë që duhet të prezantohen ende shumë masa të tjera, që nuk duken se bëjnë pjesë te plani që ka prezantuar pala greke.
Michel Sapin: Tre institucionet financiare, Banka Qëndrore Europiane, Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar konsiderojnë se plani i paraqitur përbën një bazë të mirë për fillimin e  negociatave. Por besimi midis partnerëve është kyç në këtë kuadër. Ne mund të diskutojmë mbi këtë plan, por kemi nevojë të dijmë, se kur do të vendosë qeveria greke t’a zbarojë planin, si do t’i zbatojë këto reforma, apo me çfarë ritmi do të zbatohen ato. Sepse është kjo që rivendos besimin. Nëse provohet ky angahzim besim nga ana greke, atëherë ne nga ana europane do të sjellim përgjigjjet tona për reformat.
Sipas presidentit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, nuk mund të flitet ende për një hapje të negociatave me kreditorët me Greqinë, pasi ka shumë kritika për planin e reformave, në aspektin fiskal, por ka skepticizëm edhe lidhur me vendosmërinë e palës greke për t’i zbatuar këto reforma javët dhe vitet e ardhshme.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button