🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 85.21 ▲1.03%
ARI 4,138 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,301 ▲ +1.25% ETH $1,933 ▲ +0.41% XRP $1.1404 ▲ +1.52% SOL $78.0900 ▼ -0.17%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 85.21 ▲1.03 % ARI 4,138 ▲1.5 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 85.21 ▲1.03 % ARI 4,138 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Sporti

France 2016/Shqipëri-Serbi: 0-2 në “Elbasan Arena”, Ljajiç-Kolarov shtyjnë kualifikimin

aaSerbia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë, falë dy golave të shënuar nga Kolarov e Ljajiç në minutat 91′ e 93′.

Ndeshja ishte mjaft e fortë. Skuadrat dhanë gjithçka në fushë. Kuqezinjtë mund ti gëzohen faktit se Portugalia mundi Danimarkën dhe tashmë na duhet vetëm një fitore në Armeni për t’u kualifikuar në europianin e Francës, vitin e ardhshëm.

Pjesa e parë/ Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian të Francës.

Raste për gola ka patur nga të dyja krahët. Kuqezinjtë ishin mjaft agresivë, ndërsa lojtarët serb rrezikuan përmes kundra sulmeve.

Ndër rastet, që vlen për t’u thekuar ishte goli i anulluar për skuadrën nga Beogradi, e cila arriti të gjej golin përmes Ljajiç, por gjyqtari i takimit kishte ndaluar lojën disa sekonda më herët, pasi Tosiç shkaktoi faull në dëmë të Bashës.

Lojtarët patën dhe fërkime mes tyre lidhur me këtë rast. Veç këtij episodi, në fund të pjesës së parë, Andi Lila ka mbetur i dëmtuar, ç’ka detyroi teknikun De Biasi të kryej dhe zëvendësimin e parë.

Lojtari mësohet të jetë dëmtuar në gjurin e majtë.

Përpara fillimit të lojës u ekzekutuan himnet kombëtare të dy vendeve, ndërsa serbët shkelmuan topin e parë.

Trajnieri Xhani De Biasi përzgjodhi formacionin 4-4-1-1. Në portë Berisha. Në mbrojtje ishin Gjimshiti e Cana në qendër, Agolli e Hysaj në krah.

Mesfusha ishte e përbërë nga katërshja, Basha Xhaka në qendër, Lila e Lenjani në krah.

Trekuartist ishin Memushaj, teksa Balaj ishte i vetëm në sulm.

Tekniku serb,  Radovan Curçiç ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1. Stojkoviç, Tomoviç, Ivanoviç, Kolarov, S.Mitroviç, Tosiç, Milivojeviç, Matiç, A.Mitroviç, Tadiç, Ljajiç.

Këto rreshtime janë shumë të ngjashme, çka do të thotë se skuadrat kanë përzgjedhur një strategji thuajse të njëjtë për t’u përballur.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Agolli, Basha, Xhaka, Lila, Lenjani (Meha), Memushaj, Balaj (Çikalleshi).

Serbia: Stojkovic, Tomovic, Ivanovic (Tosiç), Kolarov, S.Mitrovic, Tosic, Milivojevic, Matic, A.Mitrovic, Tadic (Sulejmani), Ljajiç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.