Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.93 ▲0.06%
ARI 4,791 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,886 ▲ +1.51% ETH $2,190 ▲ +0.59% XRP $1.3441 ▲ +1.09% SOL $83.0800 ▲ +1.47%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.93 ▲0.06 % ARI 4,791 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.93 ▲0.06 % ARI 4,791 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

U gjet i vrarë dhe i groposur, policia zbardh ekzekutimin e laçianit

Policia thotë se ka zbardhur vrasjen e Keisi (Elion) Hysës, personit që u gjet sot i groposur, dhe me një plumb në kokë. Si rezultat i veprimeve hetimore të specializuara dhe të mirëorganizuara u bë i mundur identifikimi i autorëve të…

Policia thotë se ka zbardhur vrasjen e Keisi (Elion) Hysës, personit që u gjet sot i groposur, dhe me një plumb në kokë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të specializuara dhe të mirëorganizuara u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, dhe u ndalua Hysni Ramaj, 31 vjeç, banues në Nikël, Krujë, sqaron policia.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasit A. T.
Dy shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri – tjetrin, më datë 05.07.2018,  për motive të dobëta, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K.H., person në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar provat shkencore si më poshtë:
• pushkë model 56, kalibrit 7.62 mm me një krehër me 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm, model 56;
• pistoletë e markës “Berreta”, kalibri 9 mm, me një krehër me 8 fishekë (dyshohet të jetë e viktimës);
• një automjet tip “Golf” (dyshohet se i përkasin viktimës);
• sende personale si: një varëse floriri, një orë dore (dyshohet se i përkasin viktimës)
• një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Trupi i 34-vjeçarit nga Kurbini, u gjet pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.