☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 94.11 ▼0.39%
ARI 4,459 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,707 ▼ -1.97% ETH $2,064 ▼ -2.69% XRP $1.3599 ▼ -1.9% SOL $86.1000 ▼ -3.31%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.11 ▼0.39 % ARI 4,459 ▲1.89 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.11 ▼0.39 % ARI 4,459 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika e zeze

U hodh nga trageti katër muaj më parë, gjendet pranë bregut të Tales

Lezhë

Viktima është emigranti Gentian Peta, i cili i dha fund jetës 12 milje pa mbërritur në Portin e Durrësit

Policia e Lezhës tha se identifikimi i tij u bë nga një leje drejtimi mjeti, që iu gjet në rroba

gentian-peta-me-te-shoqenKatër muaj pas hedhjes së një emigranti nga trageti, 12 milje larg Portit të Durrësit, deti ka nxjerrë trupin e pajetë në bregun e plazhit të Tales. Bëhet fjalë për Gentian Petën, i cili u hodh nga trageti më 19 prill të këtij viti dhe pavarësisht kërkimeve intensive, nuk u arrit të gjendet. Ndërsa dje, nga patrulla e kufirit në Tale-Lezhë, në një distancë 500 metra nga bregu, është gjetur një kufomë e dekompozuar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe ka nisur puna për identifikimin e këtij personi, i cili rezultonte se kishte disa muaj që ishte mbytur. Nga veprimet paraprake të kryera rezultoi që kufoma i përkiste Gentian Petës, 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në rroba i është gjetur një leje drejtimi mjeti, që i përket këtij personi. Ai ishte shpallur “i humbur” nga Komisariati i Policisë së Durrësit me shkresën e datës 19 prill 2014, pasi rreth orës 09.00 të asaj dite është hedhur nga trageti “Bidge” i linjës Bari-Durrës, rreth 12 milje larg Durrësit dhe nuk ishte gjetur deri dje.

Peta, baba i dy djemve, që po kthehej për Pashkë pranë familjarëve në Durrës, është vetëhedhur, pak pasi trageti është futur në ujërat territoriale shqiptare. Peta dyshohet se vuante nga depresioni nervor. Paraprakisht u dyshua se personi që ra në det ishte një nga dy personat e ekstraduar në bordin e tragetit, po shumë shpejt u saktësua identiteti i tij. Udhëtarë të tjerë që kishin dalë nga ambientet e brendshme për të parë bregun shqiptar që dukej në largësi, kanë dëshmuar se personi ka qenë i vetëdijshëm kur është hedhur, duke shmangur mundësinë e një incidenti të mundshëm, humbje ekuilibri apo shtyrje nga ndokush tjetër.

Pas zbarkimit në port, shumë prej udhëtarëve u tronditën për faktin se u bënë dëshmitarë, jo vetëm të fundit të trishtë të një njeriu, por edhe për angazhimin e pamundur për t’i shkuar në ndihmë atij. Bashkudhëtarët dëshmojnë se mjetet e shpëtimit të tragetit nuk kanë funksionuar. “Motoskafi nuk kishte benzinë dhe pas furnizimit të tij ishte pajisja për uljen e motoskafit në det që nuk funksiononte. Një nga gomonet e shpëtimit ishte e shpuar. Nuk iu dha ndihma e duhur”, u shprehën shumë prej udhëtarëve të tragetit “Bridge”, të cilët nëpërmjet dëshmive të tyre ngrenë problematikën e njohur të mangësive të theksuara në plotësimin e kushteve të sigurisë në tragete dhe anije. Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë dhe dy mjete të Rojës sonë Bregdetare dhe Guardia di Finanza-s, të cilat kanë mbërritur rreth dy orë më vonë në koordinatat ku është hedhur Peta, por nuk u arrit që të gjendet trupi i pajetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.