☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.88 ▼0.25%
ARI 4,192 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,105 ▲ +1.16% ETH $2,715 ▲ +0.58% XRP $1.5133 ▲ +1.08% SOL $121.0200 ▲ +0.08%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.88 ▼0.25 % ARI 4,192 ▲0.72 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.88 ▼0.25 % ARI 4,192 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA-ja godet një tjetër skaf në Karaibe, katër të vrarë

UASHINGTON, 5 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane ka goditur një tjetër skaf të shpejtë në Detin e Karaibeve, për të cilin thotë se përdorej nga trafikantë droge. Si pasojë e sulmit, katër persona kanë humbur jetën, njoftoi sot Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).

SOUTHCOM publikoi një video ku shihet një skaf në lëvizje, i cili goditet nga një predhë ose mjet shpërthyes i paidentifikuar dhe më pas përfshihet nga një shpërthim i madh dhe flakët.

Sipas komandës amerikane, të dhënat e mbledhura nga burime të ndryshme dhe të verifikuara tregojnë se skafi ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikun e drogës. Megjithatë, këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Me urdhër të presidentit Donald Trump, ushtria amerikane ka kryer që prej vitit të kaluar sulme të përsëritura ndaj skafeve në Detin e Karaibeve dhe në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor, duke argumentuar se ato përdoreshin për të transportuar ilegalisht drogë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ushtria amerikane i ka përshkruar shpesh personat e vrarë në këto sulme si “narko-terroristë”, një term që përdoret për persona ose grupe kriminale të lidhura me trafikun e drogës dhe që dyshohet se përdorin ose lidhen me aktivitete terroriste.

Sipas autoriteteve amerikane, deri tani janë goditur dhjetëra skafe dhe kanë humbur jetën më shumë se 200 persona në kuadër të operacionit të quajtur “Shtiza Jugore”.

Këto sulme kanë shkaktuar debate, pasi kritikët kanë ngritur pikëpyetje nëse përdorimi i forcës vdekjeprurëse kundër këtyre mjeteve në ujërat ndërkombëtare, lejohet nga e drejta ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një problem të madh të trafikut dhe përdorimit të drogës, për të cilin Trump ka fajësuar trafikantët e huaj.

Një zyrtar i qeverisë amerikane deklaroi së fundmi se, si rezultat i operacioneve ushtarake, trafiku i drogës në Detin e Karaibeve është ulur me rreth dy të tretat. Edhe kjo deklaratë, megjithatë, nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.