🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,941 ▼ -2.32% ETH $2,189 ▼ -2.25% XRP $1.3273 ▼ -1.15% SOL $81.8800 ▼ -2.65%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Uashingtoni i përfshirë nga debati i shkarkimit të shefit të FBI-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përqëndrua sot tek fjalimi përpara udhëheqësve myslimanë në samitin në Riad, ndërsa edicionet e lajmeve në SHBA u dominuan nga debati për shkarkimin e kreut të FBI-së, James Comey, dhe hetimet për lidhje me Rusinë të anëtarëve të ekipit të tij elektoral.

Dy zyrtarë kryesorë, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster, thanë në intervista se në një takim më datë 10 maj me dy diplomatët rusë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump e përmendi shkarkimin e zoti Comey për të provuar se sa i shpërqëndruar kishte qenë nga hetimet e drejtuara prej tij për lidhje të mundshme të ekipit elektoral Trump me interesa të Moskës, si një mënyrë për ta ndihmuar të fitonte zgjedhjet.

Sipas një raportimi të gazetës “The New York Times”, zoti Trump i tha Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe ambasadorit të Moskës në SHBa, Sergey Kislyak, se zoti Comey ishte “vërtet i lajthitur” dhe se shkarkimi i tij do t’i hiqte “një presion të madh”. Disa ligjvënës demokratë thonë se heqja e zyrtarit që drejtonte hetimin është pengim i drejtësisë, pra një shkelje që parashikohet si kriter për të zhvilluar një proces hetimor në Kongres për të shkarkuar Presidentin.

Një tjetër artikull i po kësaj gazete tregon se në shënimet e zotit Comey nga një takim i muajit shkurt me Presidentin Trump, pasi ai pati shkarkuar një ditë më parë këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare Michael Flynn, përshkruhet se si Presidenti i pati kërkuar zotit Comey që ta mbyllte hetimin për telefonatat e zotit Flynn me Ambasadorin rus Kislyak.

Këshilltari aktual i Sigurisë Kombëtare, McMaster, i tha kanalit televiziv ABC se “thelbi i bisedës ishte se Presidenti ndjehej i paralizuar në aftësitë e tij për të punuar me Rusinë për të gjetur hapësira të përbashkëta bashkëpunimi, pasi kjo çështje ka qenë shumë e trajtuar nga mediat”.

Sekretari Tillerson i tha kanalit televiziv Fox News se Presidenti Trump u mundua t’u transmetonte gjithashtu rusëve se ai “nuk do të shpërqëndrohej nga gjithë këto çështje të brendshme”.

Senatori republikan John McCain, një ndër kritikët e shpeshtë të Presidentit Trump, i tha kanalit Fox News se kishte mbetur “pothuajse pa fjalë” kur mësoi se Presidenti Trump kishte përshkruar me këto terma negative zotin Comey. Shtëpia e Bardhë nuk e ka mohuar këtë sulm ndaj zotit Comey, por ka dënuar rrjedhjen e informacionit nga takimi në Zyrën Ovale.

“Nuk kuptoj pse mund të shprehej dikush në këtë mënyrë”, tha Senatori McCain, por nuk tha se shkarkimi i zotit Comey ishte një përpjekje për të penguar hetimet e FBI-së.

Senatori McCain u shpreh se “nuk mendoj se ky ishte një veprim i mençur. Zoti Comey respektohej së tepërmi dhe gëzonte reputacion të lartë, prandaj nuk mundem të gjej një shpjegim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.