☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,631 ▲ +0.22% ETH $2,249 ▲ +0.64% XRP $1.2495 ▲ +0.31% SOL $96.0000 ▼ -0.61%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Çitaku: Mos lejoni që shqiptari ta shohë shqiptarin si armik për shkak të fesë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për unitet ndërmjet shqiptarëve, duke reaguar ndaj përplasjeve dhe ndarjeve mbi baza fetare.

Përmes një reagimi, Çitaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalen para se të shkruajnë apo të sulmojnë njëri-tjetrin për shkak të dallimeve fetare.

“Aman, ndalnu pak. Ndalnu veç një minutë. Para se me shkru. Para se me sha. Para se me e pa tjetrin si armik. Mendoni. Kush na don të ndamë? Kush na don të përçamë? Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka theksuar se shqiptarët kanë kaluar periudha të vështira së bashku dhe nuk duhet të bien, sipas saj, në atë që e cilëson si “grackë” të përçarjes.

Ajo ka rikujtuar edhe thënien e njohur të Rilindjes Kombëtare, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, duke bërë thirrje që konfliktet dhe urrejtjet e të tjerëve të mos barten në shoqërinë kosovare.

“Mos u bëni mashë në beteja që nuk janë tonat. Mos i sillni luftërat e të tjerëve në shtëpitë tona. Mos lejoni që urrejtja e dikujt tjetër të bëhet urrejtja jonë”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

Sipas Çitakut, katolikët, myslimanët, besimtarët dhe ateistët kanë jetuar bashkë dhe kanë përballuar së bashku momentet më të vështira.

“Në ditët më të vështira nuk e kemi pyetur njëri-tjetrin si i lutemi Zotit, apo a i lutemi fare. Kemi pyetur: A je me mua? A je për liri? A je për Kosovën? Dhe kemi qenë bashkë”, ka shkruar ajo.

Në fund, Çitaku ka bërë thirrje për ruajtjen e bashkëjetesës dhe unitetit, duke theksuar se dallimet fetare nuk duhet të shndërrohen në burim përçarjeje.

“Kemi varre të përbashkëta. Kemi dhimbje të përbashkëta. Kemi fitore të përbashkëta. Kemi një atdhe të përbashkët. Aman, ruajeni”, ka përfunduar Çitaku./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.