☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët

KIEV, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Sipas një raporti të publikuar sot nga Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, të paktën 437 civilë u vranë dhe 2 610 u plagosën në Ukrainë gjatë korrikut, si pasojë e sulmeve ruse.

Numri i viktimave civile u rrit me rreth 30% krahasuar me qershorin dhe me 70% në raport me korrikun e vitit të kaluar.

OKB-ja thekson se korriku ishte muaji me numrin më të lartë të civilëve të vrarë që nga maji 2022.

Veçanërisht shqetësues është bilanci për fëmijët; 17 fëmijë u vranë dhe 166 u plagosën, shifra më e lartë e viktimave fëmijë që nga prilli 2022.

OKB-ja paralajmëron se numri real i viktimave mund të jetë edhe më i madh, pasi verifikimi i disa rasteve vazhdon.

Kryeqyteti Kiev ishte ndër zonat më të goditura.

Në korrik atje u vranë 54 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.

Sipas raportit, përshkallëzimi i dhunës lidhet me sulmet masive ruse me raket, ndërsa dronët dhe bombat e drejtuara vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të madh për popullsinë civile.

Ukraina ka paralajmëruar prej muajsh se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me intensifikimin e sulmeve me raketa balistike, veçanërisht për shkak të mungesës së raketave për sistemet “Patriot”

Edhe në territorin e Rusisë numri i viktimave civile u rrit gjatë korrikut.

Autoritetet ruse raportuan 79 të vrarë dhe më shumë se 600 të plagosur, megjithëse OKB-ja thekson se këto shifra janë të vështira për t’u verifikuar për shkak të kufizimeve në aksesin ndaj informacionit.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, OKB-ja ka dokumentuar të paktën 16 874 civilë të vrarë në Ukrainë, përfshirë 820 fëmijë, ndërsa 51 273 persona janë plagosur, mes tyre më shumë se 3 000 fëmijë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.