🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.48 ▲1.63%
ARI 3,551 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,776 ▼ -2.56% ETH $1,675 ▼ -3.01% XRP $0.9203 ▼ -1.77% SOL $69.3000 ▼ -4.95%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.48 ▲1.63 % ARI 3,551 ▼2.74 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.48 ▲1.63 % ARI 3,551 ▼2.74 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

KIEV, 24 nëntor /ATSH-Ukrinform/- Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rajonin e Zakarpatias, në perëndim të vendit.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri hungarez në Ukrainë që prej vitit 2015.

Takimi synon përmirësimin e marrëdhënieve mes Budapestit dhe Kievit, pas disa vitesh tensionesh gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Gjatë takimit, dy liderët diskutuan për bashkëpunimin në fushën e energjisë, tregtinë dypalëshe dhe mbështetjen humanitare për Ukrainën.

Në veçanti, bisedimet u përqendruan te furnizimi i Ukrainës me gaz dhe naftë, si dhe zgjerimi i përdorimit të depozitave ukrainase të gazit nga kompanitë hungareze.

Palët diskutuan gjithashtu projektet e përbashkëta infrastrukturore, rindërtimin e pikave ekzistuese të kalimit kufitar, hapjen e pikave të reja dhe krijimin e linjave të drejtpërdrejta hekurudhore mes dy vendeve.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte bashkëpunimi në fushën e çminimit humanitar.

Sipas presidencës ukrainase, dy liderët arritën marrëveshje konkrete për këto çështje dhe ngarkuan ekipet përkatëse me zbatimin e tyre.

Gjatë vizitës, Magyar shoqërohej nga ministrja e Jashtme e Hungarisë, Anita Orbán.

Delegacioni hungarez zhvilloi gjithashtu, takime me përfaqësues të pakicës etnike hungareze që jeton në rajonin e Zakarpatias.

Një prej çështjeve kryesore në marrëdhëniet mes dy vendeve, ka qenë prej vitesh mbrojtja e të drejtave gjuhësore dhe arsimore të pakicës hungareze në Ukrainë, e cila përbëhet nga rreth 60 mijë persona.

Qëndrimi i Budapestit ndaj Kievit ka ndryshuar pas ardhjes në pushtet të Magyarit në maj të këtij viti, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbánit.

Hungaria ka tërhequr kundërshtimet ndaj hapjes së kapitujve të mëtejshëm të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, pas miratimit nga parlamenti ukrainas të ndryshimeve ligjore, që zgjerojnë të drejtat e pakicave kombëtare për përdorimin e gjuhës së tyre në arsim.

Megjithatë, Magyar ka bërë të qartë se Hungaria nuk do të dërgojë armë apo trupa ushtarake në Ukrainë, duke e orientuar mbështetjen drejt ndihmës humanitare dhe diplomacisë.

Vizita shënon një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet e dy vendeve për të rindërtuar besimin dhe për të vendosur marrëdhëniet dypalëshe, në një bazë të re bashkëpunimi./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.