☁️
Tiranë 23°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,808 ▼ -0.31% ETH $2,499 ▲ +0.36% XRP $1.4035 ▲ +1.34% SOL $109.9800 ▼ -0.07%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

Ulqini pret mbi 500 legjenda sportive: nisi “Mundiali i miqësisë” me homazh për pesë gjigantë

Edicioni i pestë i "Mundialit të miqësisë" nisi të premten në mbrëmje në Ulqin me një homazh emocional për Ivan Gudeljin, Bozho Koprivicën, Goran Suknon, Dushko Vujosheviqin dhe Drazhen Dalipagiqin.

Siç njofton sportski.me, Ulqini u bë sërish këto ditë qendra e takimit të mbi 500 legjendave sportive, punonjësve sportivë dhe gazetarëve nga rajoni, në edicionin e pestë të manifestimit “Mundiali i miqësisë”, ideuar nga Pavle Pepgjonoviq.

Qyteti i vjetër i Ulqinit
Qyteti i vjetër i Ulqinit (foto ilustruese)

Mbrëmja e së premtes në Qendrën e Kulturës iu kushtua kujtimit të pesë gjigantëve që shënjuan sportin, kulturën dhe jetën publike të ish-Jugosllavisë: kapitenit të Hajdukut Ivan Gudelj, shkrimtarit Bozho Koprivica, vaterpolistit të famshëm Goran Sukno, njërit prej trajnerëve më të rëndësishëm të basketbollit në këto treva Dushko Vujosheviq dhe legjendës së basketbollit Drazhen Dalipagiq. Përmes dokumentarëve të shkurtër dhe fjalëve të respektit, shkruan sportski.me, u ringjallën historitë e tyre.

Ceremonia zyrtare e hapjes u mbajt të shtunën në mesditë, ndërsa programi vijon me promovimin e librit “Haxhia nga Kosheva” kushtuar Faruk Haxhibegiqit, dokumentarin “Moca, një nga historitë më të bukura të futbollit — Momçillo Vukotiq”, promovimin e biografisë së trajnerit Zheljko Obradoviq dhe premierën malazeze të filmit për legjendën Dino Raxha.

Manifestimi, i cili prej kohësh ka tejkaluar kufijtë sportivë dhe është kthyer në simbol të bashkimit dhe miqësisë, vijon deri të dielën, me kujtimin edhe për gazetarin dhe komentatorin e njohur të basketbollit Edin Avdiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.