Kuriozitete

Ultimatumi shokues i një nëne: Zgjidh mes meje e djalit tënd Down

Një nënë në Armeni u divorcua nga bashkëshorti i saj për shkak se kishte sjellë në jetë një fëmijë me sindromën Down. Ajo kishte vendosur pa u konsultuar me bashkëshortin e saj se nuk e donte fëmijën e sëmurë.

leo-k9gG-U43060404580678Vz-1224x916@Corriere-Web-SezioniNë Armeni një fëmijë i tillë konsiderohet si një ngjarje e turpshme për të tërë familjen. Kur Samueli e shtrëngoi foshnjën në krahë, kuptoi se nuk do të hiqte dorë kurrë nga fëmija dhe si pasojë e kësaj humbi edhe gruan, e cila më parë i kishte dhënë një ultimatum, :-“Ti duhet të zgjedhsh mes meje dhe fëmijës”. Pavarësisht asaj që e priste, Samueli nuk pranoi të hiqte dorë nga djali Leo. “Kur më thanë se Leo ishte prekur nga me sindroma Down, u trondita, por kur e pashë ndjeva një dashuri të madhe. Ishte kaq i bukur dhe perfekt. Mjekëve u thashë se do e mbaja fëmijën. Historinë e tij, burri e bëri publike në një televizion, për të kërkuar para që do të shërbenin për rritjen dhe kujdesin e Leos. Ai kishte nevojë për 60 mijë dollarë, por brenda 10 ditëve pas transmetimit të emisionit, shifra u trefishua. Ai arrit që të grumbullonte rreth 200 mijë dollarë. Pas kësaj, burri tha se një pjesë e parave do të shërbejnë për edukimin e Leos ndërsa shuma tjetër do i shkojë jetimores në Armeni që merret me strehimin e fëmijëve  Down. “Unë dua që të gjithë të kuptojnë se fëmijët Down  janë të veçantë edhe pse ata janë pak të ndryshëm nga ne, megjithatë janë absolutisht normalë “,-tha Samueli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button