roze
“Unë jam Batmani origjinal”
Ka qenë aktori i parë që ka interpretuar rolin e Batmanit modern dhe Michael Keaton nuk është aspak xheloz për të tjerët që e pasuan në rolin e superheroit të famshëm.
63-vjeçari ka luajtur rolin kryesor në dy filma: ‘Batman’ i vitit 1989 dhe ‘Batman Returns’ i vitit 1992.
“Nuk jam xheloz sepse unë jam origjinali”, tha aktori veteran për ‘The Shortlist’.
Komenti i Keaton vjen vetëm pak ditë pasi Christian Bale, aktori që ka luajtur Batmanin e fundit, tha se u ndje keq kur mori vesh që ishte zëvendësuar nga Ben Affleck për filmin e radhës ‘Batman V. Superman: Dawn of Justice’.