☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.88 ▼1.26%
ARI 4,048 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,355 ▲ +1.15% ETH $2,318 ▲ +1.41% XRP $1.2814 ▼ -0.41% SOL $92.8700 ▼ -0.4%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.88 ▼1.26 % ARI 4,048 ▲2.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.88 ▼1.26 % ARI 4,048 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kosova

UNICEF ngre alarmin: 10% e nxënësve në Kosovë raportojnë se kanë tentuar vetëvrasjen

Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në 10% në vitin 2024.

Kështu ka bërë të ditur udhëheqësja globale e UNICEF-it për shëndetin mendor, Dr. Zeinab Hijazi, gjatë diskutimit për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Duke iu referuar raportit për Kosovën, ajo ka theksuar se vendi po përballet me sfida të ngjashme me ato të shteteve të tjera, ndërsa shqetësuese mbetet rritja e përqindjes së të rinjve që raportojnë se kanë tentuar t’i japin fund jetës.

Sipas Hijazit, më shumë se 1 miliard njerëz në botë jetojnë me një gjendje të shëndetit mendor, ndërsa rreth 1 në 7 adoleshentë të moshës 10 deri në 19 vjeç përjeton një çrregullim mendor.

“Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në nivel global te personat e moshës 15 deri në 29 vjeç. Pas këtyre shifrave qëndrojnë të rinj me miqësi, talente dhe plane për të ardhmen e tyre. Ka prindër që kërkojnë ndihmë dhe profesionistë që kujdesen shumë, por që mund të kenë shumë pak mundësi për të ofruar”, ka deklaruar ajo.

Përfaqësuesja e UNICEF-it ka theksuar se shëndeti mendor nuk duhet të vlerësohet vetëm në bazë të diagnozave, pasi edhe personat që nuk janë diagnostikuar mund të përballen me shqetësime të konsiderueshme psikologjike.

“Vetëm një diagnozë nuk na tregon se si është një person. Dikush që jeton me një gjendje të shëndetit mendor mund të përjetojë mirëqenie, marrëdhënie kuptimplota dhe një jetë përmbushëse. Një i ri pa diagnozë mund të jetë duke përjetuar shqetësime të konsiderueshme, ndërkohë që vazhdon të ndjekë shkollën dhe duket se po ia del mbanë, në një periudhë kur është duke zbuluar se kush është dhe duke imagjinuar të ardhmen e tij”, ka thënë Hijazi.

Ajo ka vlerësuar se problemet e shëndetit mendor nuk lidhen vetëm me gjendjen individuale, por ndikohen edhe nga kushtet sociale dhe ekonomike në të cilat jetojnë njerëzit.

“Vuajtja psikologjike nuk vjen vetëm nga brenda një personi, por edhe nga kushtet në të cilat njerëzit rriten dhe jetojnë, përfshirë varfërinë, pabarazinë, dhunën, diskriminimin dhe mungesën e ndjenjës së përkatësisë dhe mundësive. Këta faktorë socialë ndikojnë drejtpërdrejt në themelet e mirëqenies në çdo shoqëri, ndërsa sot ndikimi i tyre shtohet edhe nga jeta digjitale, ndryshimet klimatike dhe krizat e njëpasnjëshme”, ka deklaruar ajo.

Hijazi ka bërë thirrje për më shumë investime në shërbimet e shëndetit mendor, si dhe për mbledhjen e të dhënave që mundësojnë identifikimin e personave që kanë nevojë për mbështetje.

Sipas saj, është e rëndësishme të vlerësohet jo vetëm sa të rinj kanë nevojë për ndihmë, por edhe sa prej tyre arrijnë të marrin shërbimet e duhura dhe sa efektive janë ato./kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.