Ekonomia

Unioni Kursim-Krediti “Jehona”: Financimi i fermerëve tanë si në Irlandë

aElvana Sharkaj: Unionit të Shoqërive të Kursim-Kreditit “‘Jehona” me  13.800 antarë, në 15 rrethe të vcndit me ambicje edhe për 4 degë të reja.

Eksperienca irlandeze për financimin e fermerëve ka arritur edhe në Shqipëri, madje jo tani, por prej më shumë se një dekadë më parë. Kjo eksperiencë ka ardhur nëpërmjet Unionit të Shoqërive të Kursim-Kreditit “‘Jehona” e cila është krijuar në vitin  2002 dhe gjatë kësaj kohe ka qënë prezent eksperienca irlandeze. Madje irlandezi Michael Gannon  bashkëpunëtor i Unionit të SHKK-ve “Jehona” ishte i pranishëm ditën e hënë në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme që organizoi Unioni i Shoqërive të Kursim-Kreditit “Jehona” me temë: “Konsoldimi i rrjetit të Shoqërive të Kursim-Kreditit.’’ Duke sjellë  eksperiencën e këtyre shoqërive në Irlandë, ai tha se “Brenda një 10 vjeçari  edhe në Shqipëri do të arrihet që SHKK-të të hyjnë brenda sistemit bankar”. Gannon tha se “në Irlandë funksionojnë 300 SHKK me mbi 300 mijë antëtarë”.  Duhet thënë se Unioni Kursim-Krediti “Jehona”eshtë bashkimi vullnetar i Shoqërive Kursim Kreditit i krijuar ne maj 2002, vit kur u licensua nga Banka e Shqipërisë. Por origjina starton në vitin 1996, si projekt pilot i Fondacionit të Lidhjes Irlandeze të Unioneve të kreditit dhe Komunitetit Europian.aa

Evolimi i Unionit të Shoqërive të Kursim-Kreditit “‘Jehona” ka qënë i shpejtë.  Elvana Sharkaj, drejtoreshë e këtij Unioni, tha se Në dy vitet e fundit Unioni i SHKK-ve “Jehona” ka pasur rezultate pozitive duke shënuar rritje të treguesve financiarë. Në vitin 2015 numërohen 13,804 anëtarë; portofoli i huasë është 769,435,847 lekë; portofoli i depozitave është 621,827,160. Kredia mesatare për vitin 2015  kap vlerën 236,023  lekë. Duke u bazuar në këto tregues është bërë edhe plani 3 vjeçar i punës, ku objektivi është rritja dhe zgjerimi në zona të reja. Përgjatë viteve 2016-2018 ne  synojmë  të hapim 4 degë të reja, por edhe të shtojmë numrin e anëtarëve, si dhe të krijojmë produkte të reja të depozitave dhe të kredisë nëpërmjet investimeve në teknologji”. Ambicjet janë që në vitin 2018 numri i anëtarëve të Unionit SHKK “Jehona” të arijë 20.000; huaja 1.1 miliradë lekë; depozitat 827.6 miliardë lekë; dhe asetet në 1.2 miliardë lekë.

Ndërsa përfaqësuesi i Bankës së Shqipërisë Keler Gjika i cili mori pjesë në punimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Unionit SHKK “Jehona” tha se Banka e Shqipërisë do të mbështes SHKK-të drejt procesit të konsolidimit dhe zhvillimit të tyre të mëtejshëm.

aaaPo përse përdoren këto mikrokredi ose kredi të vogla? Ato përdoren për nevojat e fermerëve për mbjellje gjatë sezonit bujqësor; për shtim dhe rritje të numrit të krerëve; për zgjerimin e serave, dhe investimeve të ndryshme në periudha të ndryshme të vitit. Janë 21 SHKK që operojnë në 15 rrethe, me  13 mijë e 800 anëtarë gjithsejt përfitues të këtyre kredive.

Avantazhi e këtyre organizimeve në kreditimin kryesisht të fermerëve është se ato janë më të kontrollueshme, më të manovrueshme, I vijnë më shpejt në  ndihmë të interesuarit, hyjnë në ato zona ku nuk janë të pranishme bankat, megjithëse në Shqipëri ka 16 banka të nivelit të dytë. Nga ana tjetër janë më efektive, Kthimi i këtyre kredive është më i garantuar sepse vetë antarët e Unionit janë të interesuar për ndjekjen dhe kthimin e tyre në kohë, etj. Në një farë mënyre ato janë sfidë për sistemin bankar. Për më tepër që në vëndin  tonë nuk ka bankë agrare, apo bujqësore që të ketë si objekt finacimin e zonave rurale. D.K.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button