Unionit Shqiptar Kursim-Kredi, lider në financimin e zonave rurale
Nga Ded KOLA
Mbi 18% e kredive të reja janë dhënë për gratë sipërmarrëse.
“Konfirmoj pozicionin lider te Unionit Shqiptar Kursim Kredi ne zonat rurale per vitin 2014 ku portofoli i kredive eshte mbi 3.8 miliarde leke, niveli i depozitave mbi 2.6 miliardë lekë dhe kapitali 1.1 miliarde leke dhe se Unioni SHKK zotëron të gjitha kapacitetet dhe aftesitë e duhura per të plotësuar nevojat e anëtarëve të tij, duke dëshmuar besueshmëri, përgjegjësi dhe stabilitet”, ka deklaruar znj.Zana Konini kryetare e Bordit Drejtues të Unionit, ne Asamblene e 14-të te Unionit Shqiptar Kursim Kredi, te zhvilluar ne 25 prill 2015. Asambleja miratoi njëzëri të gjitha vendimet dhe politikat institucionale të 2014 si dhe objektivat strategjike për 2015. Gjithashtu, pjesëmarrësit nga 97 Shoqeri Kursim Krediti patën mundësi të ndanin së bashku pervojat më të mira të fituara nga puna e tyre me anëtarësinë dhe klientelën e SHKK-ve. Përveçse një detyrim Ligjor dhe statutor, Asambleja është një tribunë ku përfaqësuesit e SHKK-ve mund të shkëmbejnë idetë dhe mendimet e tyre si dhe të marrin dhe të japin informacion në mënyrë që të përsosin më tej punën dhe rezultatet e tyre.
Asambleja e Përgjithshme Vjetore është organi më i lartë vendimmarres i Unionit SHKK dhe zhvillohet çdo vit në përputhje me aktet ligjore dhe rregullative. Në qendër të diskutimeve të mbajtura gjatë punimeve të kësaj Asambleje ishte analiza një vjeçare e aktivitetit financiar të Unionit dhe objektivat e institucionit per vitin ne vazhdim.
Behar Gjoni prezantoj rezultatet per vitin 2014 dhe objektivat per vitin 2015. “Numri i antareve arriti ne 40.500 me rritje 12% ne krahasim me vitin 2013, u dhane 6.347 kredi te reja ose 9.3 miliarde leke, etj.” tha Gjoni. Me pas paraqiten eksperiencen e tyre nga zona te ndryshme te vendit Mehdi Pepa- Kryetar BD i SHKK ”Beleshi”, Fotaq Bufi-SHKK Palasë-Vlorë, Adriatik Plaku-Kryetar BD i SHKK ”Osumi Albania”-Berat, Hasan Sula, Xhevdet Tafaj, Anisa Shehu, etj.
Gjate vitit 2014 u dhane 6347 kredi të reja
Viti 2014 shënon një kthesë tepër pozitive për Grupin Union-SHKK: miratimi i Ligjit i hap rruge perfshirjes së plotë të SHKK-ve në skemen e sigurimit të depozitave. U dhane 6347 kredi të reja në shumën 1.9 miliardë lekë të disbursuara, e përkthyer në rritje punësimi, shtim të të ardhurave dhe zhvillim të fermave familjare. U dhanë 1200 kredi te reja më shumë se viti 2013 duke konfirmuar rigjallërim të kredidhënies pas një stanjacioni të vërejtur 2 vitet e fundit. Mbi 18% e kredive të reja janë dhënë për gratë sipërmarrëse. Nderkohe përfshirja në skemën e ASD-së të anëtarëve depozitues do të ofrojë mbrojtje për kursimet e anëtarëve, do te rrisë proçesin integrues të fermerëve në rrjetin financiar formal, do mundësojë rritjen e kursimeve, duke ndikuar në rritjen e aftësisë kredituese të SHKK dhe zgjerimit të mëtejshëm të tyre në zonat rurale.
Per vitin 2014, duhen veçuar keto zhvillime pozitive në partneritetet institucionale te Unionit: Memorandum bashkëpunimi me institucione te mikrofinancës dhe institucione financiare kooperativa: Credit Cooperatif, EFSE, dhe Desjardins International. Memorandum bashkëpunimi mes Unionit SHKK dhe CBS (projekt i financuar nga USAID) me synim fuqizimin institucional te Unionit. Viti 2014 e konfirmoi Unionin jo vetëm si lider në financimin e fermës shqiptare por edhe kapacitetet e tij të pashtershme për t’u rritur, konsoliduar dhe për të përballuar sfida që paraqet ekonomia rurale. Ambiciet e Unionit Shqiptar Kursim Kredi do të vazhdojnë të jenë të prekshme edhe përgjatë 2015, gjithmonë për t’i shërbyer cilësisht dhe besnikërisht anëtarësisë.
Viti 2015: Interesa më të ulëta në kredidhënie
Fale ekperiences se deritanishme dhe arritjeve positive Unionit Shqiptar Kursim Kredi ka percaktuar edhe kufijte progresive te punes per vitin 2015 ku fillimi eshte mjaft i mbare. Jane percaktuar si drejtime kryesore: thellimi i shërbimeve me qëllim rritjen e cilësisë dhe intensitetit të produkteve ofruar ndaj anëtarësisë, zgjerimi i shtrirjes duke rritur nivelet e kursim/kredive dhe numrin e SHKK-ve të reja, pershtatja e mëtejshme e ofertës kursim/kredi me specifikimet lokale të anëtarësisë duke aplikuar një përqasje më analitike në identifikimin e tendencave financiare lokale, etj.
Në realizimin me sukses të qëllimeve strategjike 2015, Unioni do të mbështetet plotësisht tek epërsitë konkurruese. Janë këto avantazhe konkurruese që diferencojnë dukshëm më lart nga institucionet e tjera simotra. Interesa më të ulëta në kredidhënie, kombinuar me interesa më të larta të kursimeve; eksperiencë plot 22 vjeçare në shërbime të sektorit rural dhe marrëdhënie afatgjata me fshatrat; puna mbi baza vullnetare ne rrjet e 780 anëtarëve të zgjedhur të SHKK-ve, rritja e kapaciteteve duke ofruar mbështetje me asistencë teknike për anëtarësinë. Rezultati: Unioni do te rrise prezencen ne 30 fshtra te reja ku puna ka filluar me rrethin e Korces, numri i antaresise do rritet 6.2 perqind, etj.
Në llogjikën e projekteve, Unioni do të përpiqet të përkthejë në terma konkrete memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar me konsorciumimin e përbërë nga EFSE, Crédit Coopératif dhe Desjardins. Investime në futjen e teknologjive të reja që mundësojnë bankarizimin në distancë. Këto shërbime kanë startuar tashme me sherbimin SMS dhe do te vazhdojnë me produkte të tjera të bankarizimit ne distance si një risi e kërkuar nga tregu. Konkretizimi i mëtejshëm i koncept-ideve në drejtim të shërbimeve mbështetëse për fermerët anëtarë të rrjetit të SHKK. Takimet e ndërmarra deri më tani, si për shëmbull me grupin kooperatives hollandeze Rabo, janë një drejtim që do të ndiqet me vëmendje.