Bota

Uragani Harvey godet Teksasin me shira dhe erëra të fuqishme

Uragani Harvey preku tokën në juglindje të Teksasit, në qytetin Rockport, të shtunën herët, duke përplasur erëra të forta dhe shi të rrëmbyer në qindra kilometra vijë bregdetare.

Harvey është stuhia më e ashpër që godet Shtetet e Bashkuara në më shumë se një dekadë – me erëra prej 209 km në orë.

Megjithatë, stuhia është dobësuar gradualisht, dhe nga mëngjesi, Qendra Kombëtare e Uraganeve njoftoi se fuqia e erës kishte rënë 185 km në orë.

Ndërsa Harvey u afrua, dhjetëra mijëra banorë të Teksasit u larguan nga brigjet, për të shmangur stuhinë kërcënuese.

Asnjë viktimë nuk është konfirmuar, por zyrtarët vunë në dukje se ekipet e emergjencës nuk mundën të dilnin në shumë zona, për shkak të erërave të forta.

Dje, presidenti Donald Trump tha se kishte nënshkruar një deklaratë federale të fatkeqësive për Teksasin.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e quajti Harvey-n një stuhi kërcënuese për jetën.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se stuhia do të jetë një fatkeqësi e madhe dhe paralajmëroi banorët të përgatiten për përmbytje rekord.

Stuhia parashikohet të lëvizë nëpër një brez të gjerë 600 kilometrash të bregdetit të Teksasit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button