🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.71 ▲0.86%
ARI 4,776 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,194 ▲ +1.76% ETH $2,195 ▲ +0.67% XRP $1.3459 ▲ +0.77% SOL $83.3800 ▲ +1.26%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.71 ▲0.86 % ARI 4,776 ▼0.87 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.71 ▲0.86 % ARI 4,776 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Uragani Otto pritet të godasë Karaibet

Një stuhi në Karaibe është kthyer në një uragan dhe sipas meteorologëve, po kërcënon tashmë Kosta Rikën dhe Nikaraguan jugore. Ata paralajmërojnë se uragani me emrin Otto mund të sjellë erëra me shpejtësi 145 km/h, kur ai të zbarkojë të enjten në mëngjes.

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën në Panama, për shkak të kushteve të vështira atmosferike që vijnë si pasojë e afrimit të stuhisë.

Uragani tashmë po lëviz drejt perëndimit me shpejtësi 4 km/h, pasi thuajse ishte i palëvizshëm gjatë të martës. Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve thotë se Otto po sjell erëra të një shpejtësie 120 km/h, teksa i afrohet Kosta Rikës veriore dhe Nikaraguas jugore.

Pritet që të enjten, Otto të sjellë shira të dendura dhe rrëshqitje të shumta dheu për të kaluar më pas, përmes Paqësorit.

Sipas meteorologëve, vetëm pak uragane krijohen kaq vonë në sezonin që përfundon në fund të këtij muaji. Që prej vitit 1851, vetëm 35 stuhi të ndodhura pas datës 15 nëntor, kanë arritur intensitetin e stuhisë tropikale.

Qeveritë e të dy vendeve kanë filluar kontrollet për uraganë në kufirin jugor mes tyre, si dhe kanë urdhëruar evakuimin e banorëve.

Sipas autoriteteve, ka gjasa që në ditët në vazhdim, deti të jetë i trazuar dhe i rrezikshëm në brigjet e Panamasë, Kosta Rikas dhe Nikaraguas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.