Një urë mbi shkëmbinj. Kjo urë të mundëson panoramë spektakolare: Ura Bastei u ndërtua në vitin 1851 në zonën e shpallur sot si park kombëtar Sächsische Schweiz (Zvicra saksone). Që nga ajo kohë vizitorët kanë mundësi të shëtisin mes dy formacioneve gjigante shkëmbore në lartësinë rreth 200 metra mbi lumin Elbë. Çdo vit në parkun kombëtar vërshojnë turistë në masë për të shijuar pejsazhin me shkëmbinjtë madhështorë.
Trashëgimi romake. Kjo urë mbi lumin Mosel në Trier është ura më e vjetër romake e ruajtur në Gjermani. Fillimisht këtu ka pasur një urë druri, të cilën romakët më vonë e zëvendësuan me një urë me bazament gurësh të sjellë nga zona e Eifelit. Kolonat mbajtëse të urës i përkasin shekullit të dytë. Pjesa e sipërme u ndërtua në shek. 12-të dhe u rindërtua në shek. 18-të pas një bombardimi prej trupave franceze.
Potencial shpërthyes .Ura e Fehmarnsund-it u inagurua në vitin 1963. Ajo u ndërtua gjatë Luftës së Ftohtë e si rjedhojë në korsitë e saj u integruan gjashtë galeri shpërthyese për rastin e ndonjë invazioni të mundshëm armiqësor. Ura lidh ishullin e Detit Balltik Fehmarn me tokën në pikën verilindore të Gjermanisë.
E kaluara mesjetare e Erfurtit. Dikur mbi këtë urë tregtarët shisnin mallrat e tyre. Ura Krämer në zonën e vjetër të qytetit të Erfurtit ishte pjesë e Via Regia, e cila kalonte përmes Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman. Sot ura mbi lumin Gera është e mbuluar nga të dyja anët nga galeritë dhe punishtet e artizanatit. Çdo vit në qershor këtu organizohet festa e urës „Krämerbrückenfest“ – festë për Mesjetën.
Rrugë e mbuluar në Zvicër .Disa ura të vjetra druri kanë qenë të mbuluara për mbrojtje nga era dhe moti i keq. Ura e drunjtë në Bad Säckingen lidh vendin me të njëjtin emër në Gjermani me komunën Stein në Zvicër. Ura kalon mbi lumin Rin dhe me gjatësinë prej 204 metrash ajo është ura e drunjtë më e gjatë e mbuluar në Europë.
Harqe mbi Göltzsch. Zgjerimi i rrjetit hekurudhor në vitin 1800 i përballi inxhinierët me sfida të reja. Ura e luginës së Göltzsch-it, e cila u ndërtua në Saksoni si një Viadukt mbi luginën e lumit, konsiderohej si projekt ambicioz – kryesisht për arsye të madhësisë dhe të harqeve madhështore të saj. Kur ajo u inagurua në 1851 ishte ura më e lartë hekurudhore në botë. Sot kjo është ura më e madhe në botë me tulla.
Një urë mbi shkëmbinj. Kjo urë të mundëson panoramë spektakolare: Ura Bastei u ndërtua në vitin 1851 në zonën e shpallur sot si park kombëtar Sächsische Schweiz (Zvicra saksone). Që nga ajo kohë vizitorët kanë mundësi të shëtisin mes dy formacioneve gjigante shkëmbore në lartësinë rreth 200 metra mbi lumin Elbë. Çdo vit në parkun kombëtar vërshojnë turistë në masë për të shijuar pejsazhin me shkëmbinjtë madhështorë.
Ura e Remagenit .Ura Ludendorff në Remagen ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore një pikë e rëndësishme strategjike kalimi mbi Rin për forcat aleate. Në mars 1945 ajo u morr prej trupave amerikane. Dhjetë ditë më pas ura u shemb prej bombardimeve gjermane prej nga gjetën vdekjen shumë ushtarë. Dy kalatë e urës rezistuan dhe u shndërruan në një muze të paqes.
Dikur ndante dhe sot bashkon .Kur u ndërtua muri i Berlinit në vitin 1961 ura Oberbaumu bën pjesë pranë kufirit mes Berlinit Lindor dhe atij Perëndimor. Ushtarët e armatosur të kufirit patrullonin në brigjet e lumit Spree dhe ishin të dislokuar në pikën e kontrollit mbi urë. Sot kjo urë lidh pjesët e qytetit Friedrichshain dhe Kreuzberg dhe është kthyer në një simbol të ribashkimit gjerman pas rënies së murit të Berlinit.
Drynat e dashurisë në Këln .Ura Hohenzollern mbi lumin Rinn në Këln e ndërtuar në vitin 1911, u hodh në erë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u rindërtua më vonë. Kjo vepër arkitektonike është jo vetëm një arterie e rëndësishme qarkullimi por edhe një vend romancash: dhjetra mijëra çifte për t‘i konfirmuar dashurinë njëri-tjetrit mbyllin drynin e tyre në parvazët e urës. Pesha e këtyre drynave llogaritet të jetë dy tonë.
Urë ujore mbi Elbë .Pas ribashkimit nisi puna për zgjerimin e rrugëve ujore në mbarë Gjermaninë. Kryqëzimi i rrugëve ujore në Magdeburg përfundoi në vitin 2003. Kanali mbi Elbë ua shkurton rrugën anijeve të transportit. Ura 900 m e gjatë e kanalit mbi Elbë është Aquadukti më i gjatë i lundrueshëm në botë.
Harqe mbi Rin. “Dreiländerbrücke“, ura mes tri vendeve mbi Rin lidh Weil mbi Rin të Gjermanisë me Huningue në Francë. Ura ndodhet në trikëndëshin kufitar Gjermani-Francë-Zvicër, ndaj dhe mban këtë emër. Konstrukti me lartësi 248 m. është ndërtuar në 2007 dhe është ura më e gjatë me harqe në botë e ndërtuar enkas për këmbësorë dhe çiklistë. Në 2008 kjo vepër u vlerësua me çmimin gjerman të arkitekturës.
Lego gjigante Kjo urë hekurudhore në dukje modeste dhe për më tepër e lënë djerrë në Vupertal nuk është ndonjë shembull spikatës i një arkitekture të gjetur, por ajo tërhoqi vëmendjen pasi artisti i grafiteve Martin Heuwold në vitin 2011 mori pësipër dekorimin që kjo urë e kishte aq të nevojshme. Artisti punoi me një ekip të papunësh, për të vendosur mbi betonin gri copa gjigante e shumëngjyrëshe legoje.
Back to top button
tek ne turqit nuk bene asnje rruge ;;;; vetem na vodhen dhe na lane zakonet arabe si trashegim ;;;;EDHE NE ANGLIE KA AKOMA RRUGE QE ROMAKET I NDERTUAN NE SHEKULLIN E 3 .. NDERSA RRUGEN TIRANE ELBASAN ITALIANET E NDERTUAN NE 39 … ..KJO ISHTE BAMIRESIA E TURQEVE NDAJ SHQIPTAREVE …