☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.71 ▼0.74%
ARI 4,678 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,095 ▲ +3.42% ETH $2,135 ▲ +4.68% XRP $1.3453 ▲ +3.46% SOL $81.8600 ▲ +2.65%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.71 ▼0.74 % ARI 4,678 ▼0.04 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.71 ▼0.74 % ARI 4,678 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Opinion

Urimi ideal i një ekonomisti të majtë !

Nga Irena Beqiraj

Thuajse cdo gjë sot mund blihet me para . Arsimi, shëndetësia, kujdesi për të vegjlit tanë, rradha e shpejtë, vendi më i mirë në avion, shoqëria e një vajze të bukur, notat kaluese në universitet, nënshtetësia, veshka, votat, edhe bashkë me to edhe një vend përfaqësimi në Parlament. Sot paratë janë rruga më e thjeshtë drejt rezultatit të dëshiruar.

Cdo ditë e më shumë vlerat shoqërore po kthehen në mallra ose shërbime duke i cuar ato në territore ku ato nuk përkasin. Duke pasur pothuajse çdo gjë në shitje nga ekonomi tregu po transformohemi në shoqëri tregu, ku paraja po klasifikohet si vlera më e rëndësishme, ose perëndia e re .

Pikërisht këtë tregon studimi i fundit i Universitetit të Çikagos ku pjesëmarrësit shprehën rëndësinë e patriotizmit , fesë , të pasurit fëmijë, angazhimit në komunitet edhe parave në jetën e tyre.
Edhe pse amerikanët këmbengulin që vlerat tradicionale janë të shenjta për ta , grafiku tregon se rënia e madhe e rëndësisë së patriotizmit, fesë, të pasurit fëmijë apo edhe angazhimit në shoqëri ja ka lenë vendin ngjitjes së pandërprerë së rendësisë së parasë. E pra vlerësimi më i madh për paranë, po “shfuqizon motive më të mira humane”, duke i larguar njerëzit nga vlerat për të cilat ia vlen të kujdesesh.

Një shprehje e vjetër thotë “Cdo gjë e rëndësishme është shtatzënë me të kundërtën e saj , ndaj rendja pas parasë i jep jetë varfërisë ! Mendojeni për një moment se si do të ndryshonte darka e sotme e Vitit të Ri nëse nëna ju thotë fëmijëve të saj të rritur se, për të qenë pjesë e saj, secili i detyrohet asaj 5,000 lekë?

Ndaj, urimi ideal i një ekonomisti/te të majtë për miqtë e tij në prag të Vitit të Ri do të ishte – le të mos e bëjmë paranë vlerën më të rëndesishme të jetës tonë . Le të kujdesemi më shumë për njëri tjetrin . Testi i fundit i jetës së mirë është një jetë e jetuar me dashurinë e njerëzve që do të donim të na donin.

Gëzuar 2024!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.