Ushqimet që eliminojnë metalet e pranishme në organizëm
Shpeshherë në trupin tonë futen edhe elemente të rrezikshme, përmes ushqyerjes ose nëpërmjet përdorimit të produkteve kozmetike. Por ushqimet që eliminojnë metalet e pranishme në organizëm, na lejojnë të detoksifikohemi nga substancat e dëmshme
Shpeshherë në trupin tonë futen edhe elemente të rrezikshme, përmes ushqyerjes ose nëpërmjet përdorimit të produkteve kozmetike, të cilat përmbajnë parafinë dhe derivate të naftës. Elementët në fjalë nuk eliminohen shumë thjesht nga organizmi, ndërsa ata mund të qëndrojnë në brendësi të trupit tonë për shumë kohë, duke provokuar efekte të rënda.
Për sa u përket produkteve të bukurisë, do të ishte shumë e dobishme t’i përgatisnit në shtëpi me përdorimin e produkteve eko-bio. Por megjithatë, ekzistojnë ushqime të cilat mund të na ndihmojnë të pastrojmë trupin tonë shumë shpejt. Le të shohim se për cilat bëhet fjalë.
- Shafrani i Indisë
Shafrani është një erëz e pasur me shumë veti të mira. Arrin të pastrojë gjakun dhe të eliminojë toksinat dhe metalet e pranishme në organizmin tonë. Disa studime shkencore të fundit kanë bërë të mundur zbulimin, sipas të cilit është më e dobishme që shafrani të përzihet edhe me piper të zi, për një efikasitet më të madh. Shafrani konsiston edhe në lehtësimin e procesit tretës.
- Hudhra
Falë përmbajtjes së squfurit, hudhra ka aftësinë të pastrojë trupin nga toksinat. Squfuri i bën të tretshme në ujë metalet e pranishme, si plumbin dhe kadmiumin. Në hudhër gjendet edhe seleni bioaktiv, i cili e mbron trupin nga merkuri. Për këto arsye, ushqimi në fjalë bëhet gjithnjë i përdorshëm për të pastruar gjakun dhe për të nxitur një qarkullim më të mirë të tij.
- Limoni
Një ilaç natyral shumë i dobishëm për ta bërë më të fortë sistemin imunitar është limoni, për shumë veti të mira që ai ka. Pak lëng nga kjo frutë në një gotë me ujë, mund të rezultojë vërtet i dobishëm, e sidomos nëse pihet në mëngjes. Ju lejon të pastroni në mënyrë të thellë organizmin dhe favorizon eliminimin e metaleve të pranishme.
- Korianderi
Korianderi (erëz e familjes së majdanozit) është vërtet i rëndësishëm për të mos lejuar prezencën në organizmin tonë të kadmiumit, plumbit dhe aluminit. Ndërkohë, është i dobishëm për ta liruar trupin nga prania e merkurit, i rrezikshëm edhe për ADN-në. Korianderi duhet të përdoret me klorell (lloj alge që përdoret në mjekësi), në mënyrë që organizmi të mos përthithë toksinat.
- Farat e lirit
Omega 3 është shumë e dobishme për ta liruar trupin nga metalet e pranishme. Substancat të cilat mund të lejojnë formimin e Omega 3 janë farat dhe vaji i lirit.
- Arrat
Arrat përmbajnë acide yndyrore esenciale për të favorizuar formimin e Omega 3. Edhe në këtë rast, marrja e këtij ushqimi është e rëndësishme, për të lejuar një pastrim efikas të trupit tonë.
- Perimet biologjike
Perimet biologjike, të kultivuara natyralisht dhe të privuara nga pesticidet dhe përbërësit kimikë, të marra edhe në formën e lëngjeve, mund t’i dhurojnë organizmit tonë vitamina dhe antioksidantë, të aftë për të pastruar mëlçinë. Mund të konsumoni për shembull panxhar, lakër, selino dhe tranguj.
- Xhenxhefil
Xhenxhefili mund të bashkohet me shafranin e Indisë, për të fuqizuar efektet pozitive të këtij të fundit. Ky kombinim bën të mundur lehtësimin e tretjes dhe të pastrimit të gjakut.
- Algat e detit
Në sajë të përmbajtjes së alginës, algat e detit kanë aftësinë të përthithin toksinat, të cilat gjenden te zorrët dhe t’i nxjerrin ato jashtë organizmit. Substancat antioksiduese që ato përmbajnë, ndihmojnë në forcimin e traktit digjestiv.