Keshilla

Ushqimet që parandalojnë thinjen e flokëve

Çuditërisht hidhemi prej gëzimit kur zbulojmë thinjat e para, sepse ato janë një shenjë e përuljes së kohës, e cila kalon shpejt, por edhe e maturisë. Në të njëjtën kohë, ato shihen edhe si “ndërhyrëse” të padëshirueshme te flokët tanë, ndërsa na detyrojnë që t’i drejtohemi parukeres për t’i lyer e për t’i mbuluar me një ngjyrë çfarëdo.

salmonPor janë të paktë ata persona që e dinë se disa ushqime janë shumë të përshtatshme për t’i mbajtur flokët natyralisht të shëndetshëm dhe të bukur. Më poshtë do të njiheni me disa prej ushqimeve, që në fakt parandalojnë thinjen e flokëve.

1. Çokollata

Mes aleatëve të çmueshëm për këtë gjë është edhe çokollata. Sidomos ajo e zeza, që rrit melaninën, përgjegjësen e ngjyrës së flokëve, ndërsa parandalon shfaqjen e thinjave apo flokëve gri dhe të bardhë.

2. Salmoni

Në këtë peshk të yndyrshëm gjejmë selenin, i cili luan një rol jetësor në prodhimin e disa hormoneve, përfshirë edhe ato që lidhen me shëndetin e flokëve. Ai përdoret për trajtimin e flokëve me thinja dhe ka një rol të rëndësishëm në luftimin e procesit të plakjes në përgjithësi dhe të radikaleve të lira në veçanti.

3. Veza

Edhe konsumimi i ushqimeve të pasura me antioksidantë mund të jetë i dobishëm. Te vezët gjejmë shumë vitaminë E, që përmban mjaft të mira kundër plakjes, parandalon dhe largon shfaqjen e flokëve të bardhë.

4. Gocat e detit

Ato janë të pasura me bakër dhe metal, të cilat provokojnë rritjen e prodhimit të melaninës te flokët. Pra, ndjekja e një diete të pasur me bakër e siguron mjaft mirë këtë gjë, ndërsa ajo parandalon formimin e atyre fijeve të shëmtuara të bardha që dalin nëpër flokë.

5. Perime me gjethe jeshile

Këto lloj perimesh, si edhe shumë të tjera si to, janë tepër të pasura me hekur. Një konsumim i rregullt dhe i vazhdueshëm do t’ju ndihmojë që t’i jepni një impuls më të madh parandalimit të ngjyrës së bardhë të flokëve.

6. Përzierja e kungullit dhe vajit të kokosit

Ja një “ilaç” i thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi. Vendosni disa pjesë të kungullit në një enë hermetike. Shtojini 1 ose 2 filxhanë kafeje me vaj kokosi dhe lëreni ashtu për tri ose katër ditë në temperaturë ambienti. Më pas zieni kungullin dhe përziejeni me vajin e kokosit derisa masa të bëhet e lëngshme. Ftoheni, aplikojeni te flokët, lëreni të lyer ashtu maksimumi prej 15 minutash dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

7. Soja

Është e nevojshme që të ndiqni një dietë të pasur me proteina, duke ngrënë edhe shumë sojë. Në këtë mënyrë, organizmi do të prodhojë melantocite, përgjegjëse për t’i mbajtur flokët me ngjyrën e tyre natyrale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button