Ushtria serbe dhe ajo amerikane bëhen bashkë, kryejnë ushtrime të rënda
Në poligonin “Borovac” afër Bujanocit, njësitet e ushtrisë serbe dhe Komandës evropiane të Forcave të armatosura të SHBA-së kanë kryer stërvitjen e përbashkët.
Qëllimi i stërvitjes ishte zhvillimi i aftësive kyçe të njësitit të inxhinierisë së ushtrisë serbe dhe përvetësimi i eksperiencave gjatë punës në mjedisin ushtarak ndërkombëtar.
Në bazë të planit bilateral të bashkëpunimit ushtarak për vitin 2017, një pjesë e pjesëtarëve të njësisë së inxhinierisë së brigadës 3 të ushtrisë tokësore e deklaruar për pjesëmarrje në operacionet multinacionale, me pjesëtarët e batalionit të inxhinierisë së Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA realizuan në prill stërviten e përbashkët, transmeton gazetametro.net.
Stërvitja e përbashkët paraqet vazhdimin e bashkëpunimit të njësisë së inxhinierisë së ushtrisë serbe dhe KE të FA të SHBA kanë filluar vitin e kaluar.
Qëllimi i stërvitjes ishte zhvillimi i aftësive kyçe të njësitit të inxhinierisë së ushtrisë serbe dhe përvetësimi i eksperiencave gjatë punës në mjedisin ushtarak ndërkombëtar, si dhe stërvitja shtesë e pjesëtarëve njësitit të inxhinierisë se ushtrisë serbe në pajisjet e inxhinierisë se KE të FA të SHBA, të cilat duhen të jenë pjesë e donacionit amerikan deri në fund të vitit 2017.
Fjala është për pesë makina të inxhinierisë dhe dy automjete motorike vetëngarkues. Në stërvitje morrën pjesë gjithsej 29 pjesëtarë të US dhe 19 pjesëtarë të KE FA SHBA.
”Gjatë aktivitetit është konstatuar nga të dy palët se qëllimi i stërvitjes është arritur plotësisht, gjegjësisht, inxhinierët e US janë aftësuar për përdorimin e makinave të inxhinierisë nga pjesëtarët e KE FA SHBA, dhe se janë zhvilluar aftësitë kyçe të njësitit. Në maj të vitit 2017 është planifikuar vazhdimi i stërvitjes së përbashkët”, u theksua në kumtesën e Ushtrisë së Serbisë.