Kuriozitete

Vajza vret veten nga depresioni, nuk u martua dot para moshës 30 vjeç

Një 29-vjecare i ka dhënë fund jetës nga depresioni se nuk mundi të gjejë burrë e të krijojë familje para moshës 30-vjec. Rachel Gow, 29, nga Haslingden, Lancashire, pas vdekjes së nënës së saj kërkonte të krijonte një familje të veten por që nuk ia doli dot.

30vjecarja2Ndërsa ditëlindja e saj e 30-ë po trokiste, ajo u ishte shprehur familjarëve të saj se “ajo nuk ishte askund me jetën e saj’ dhe se ‘anëtarët e tjerë të familjes ia kishin dalë mbanë më mirë se ajo’. I dashuri i saj Anton Tsvarev, 30­vjeç tregon se ditën që ajo ka vdekur i ka dërguar një mesazh duke i shkruar “Gjithë të mirat për të ardhmen”.

Kur ai ka mbërritur në shtëpinë e saj e ka gjetur të helmuar mbi dysheme dhe pa shenja jete. Dhe pse ajo njihej për një vajzë të çiltër dhe miqësore, kohët e fundit, sipas psikologut të saj, vajza i kishte thënë se po mendonte sesi të vetvritej.

Rachel shqetësohej se po bëhej 30 vjeçe dhe nuk po krijonte familje, duke

thënë se frika e saj ishte nëse i dashuri do e linte një ditë dhe ajo do e kishte të pamundur të riniste nga fillimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button