Vangjeli: Konfliktet e pronësisë sjellin tragjedi, incidenti në Vlorë është vetëm një nga segmentet e pafundëm në Shqipëri
Analisti Lorenc Vangjeli ka diskutuar në “Now” mbi përfshirjen e mundshme të elementëve ose segmenteve me uniformë shtetërore në ngjarje dhe konflikte, nisur nga incidenti më i fundit në Vlorë.
“Për fat të keq, ky është vetëm njëri nga segmentet e pafundëm në Shqipëri dhe sërish, për fat të keq, edhe Edi Rama, i cili 13 vjet më parë erdhi me një nga premtimet më të bujshme për zgjidhjen e problemit të pronave, e shënoi dhe ai emrin në listën e gjatë të kryeministrave shqiptarë që nuk e kanë zgjidhur këtë problem”, tha analisti.
Vangjeli paralajmëroi se konfliktet e pronësisë jane kthyer në rrezik që mund të prodhojnë ngjarje të rënda në çdo zonë të vendit.
“Konfliktet e pronësisë kanë vajtur atje tashmë në bregdet, apo në zonat më të rëndësishme në kryeqytet apo në dy-tre qytetet më të rëndësishme të vendit.
Ky është thelbi, kjo është fara e helmët e cila mund të shfaqet ashtu siç është shfaqur në Vlorë, që vetëm fati shmangu tragjedi edhe më të rënda, dhe mund të shfaqet kudo dhe gjithkund. Në këtë rast ne kemi emra të përveçëm, së paku njërin prej të cilëve që e njoh është larg logjikës dhe unë i besoj fort logjikës në këtë rast, por dhe informacionit”, tha Lorenc Vangjeli.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.