🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 91.66 ▲0.39%
ARI 4,524 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,308 ▲ +5.49% ETH $2,504 ▲ +5.09% XRP $1.4551 ▲ +8.27% SOL $104.9000 ▲ +5.58%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.66 ▲0.39 % ARI 4,524 ▼0.36 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.66 ▲0.39 % ARI 4,524 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
04 Sep 2026
Breaking
Arte

Hapet me një mbrëmje gala Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar u rikthye sot në Tiranë, pas 14 vitesh mungesë, në edicionin e tij të 14-të, duke sjellë në vëmendje krijimtarinë kinematografike shqiptare, autorët, aktorët dhe veprat e realizuara ndër vite.

Festivali çeli siparin me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku u mblodhën artistë, kineastë dhe personalitete të artit e kulturës shqiptare dhe të huaj.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në përshëndetjen e tij, vlerësoi rëndësinë e rikthimit të festivalit dhe të kinemasë shqiptare si një hapësirë krijimtarie, bashkëpunimi dhe promovimi të kulturës.

“Në fokus të politikave tona të mbështetjes është industria kreative dhe veçamërisht ajo artistike e filmit për ta kthyer atë në trashëgimi kuptiplotë. Ne po punojmë që jo vetëm të kemi ligj sponsorizimi për artin e sportin dhe ku do të kemi ligjin e ri të artit dhe të kulturës për t’i dhënë dinjitet dhe zhvillim këtij sektori”, tha ministri.

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji falënderoi organizatorët dhe mbështetësit për realizimin e këtij eventi, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

“Kjo natë është magjike, pasi në tapetin e kuq marrin pjesë kolosët e artit shqiptar, si Reshat Arbana, Roza Anagnosti dhe kineastët që mblidhen bashkë sot me pasionin e tyre për këtë kristal të artë kinematografik. Janë artistë që kanë sakrifikuar jetën dhe nuk kanë bërë asnjë kompromis për të sjellë filma që kanë nderuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe për të pasur një kinema të denjë”, u shpreh Jorgji.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për brezin e ri të artistëve, të cilët, sipas tij, po ecin përpara me kurajë dhe pasion.

Festivali synon të jetë jo vetëm një hapësirë për shfaqjen e filmave, por edhe një platformë diskutimi mbi kinemanë si industri dhe mbi zhvillimin e saj të mëtejshëm në Shqipëri.

Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar vjen falë mbështetjes së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), nën drejtimin artistik të Ilir Butkës dhe në bashkëprodhim me Iceberg Communication.

Përgjatë 10 ditëve, Tirana do të kthehet në një nga qendrat kryesore të jetës kulturore, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të ndjekë prodhimet artistike të kineastëve shqiptarë të realizuara gjatë 13 viteve të fundit.

Festivali do të sjellë në kryeqytet një panoramë të prodhimit kinematografik shqiptar nga viti 2013 deri më sot, me mbi 100 filma që pasqyrojnë zhvillimin dhe rrugëtimin e kinemasë shqiptare në vitet e fundit.

Një tjetër synim i festivalit është krijimi i një hapësire për prezantimin e prodhimeve të reja dhe takimin mes brezave të kineastëve shqiptarë. Krijuesit, aktorët dhe profesionistët e industrisë do të kenë mundësi të prezantojnë veprat e tyre dhe të bashkëbisedojnë me publikun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.