☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,773 ▲2.36%
DOW 47,801 ▲2.61%
NASDAQ 22,626 ▲2.76%
NAFTA 95.58 ▼15.38%
ARI 4,747 ▲1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,600 ▲ +4.24% ETH $2,219 ▲ +5.85% XRP $1.3568 ▲ +3.73% SOL $83.4400 ▲ +4.21%
S&P 500 6,773 ▲2.36 % DOW 47,801 ▲2.61 % NASDAQ 22,626 ▲2.76 % NAFTA 95.58 ▼15.38 % ARI 4,747 ▲1.33 % S&P 500 6,773 ▲2.36 % DOW 47,801 ▲2.61 % NASDAQ 22,626 ▲2.76 % NAFTA 95.58 ▼15.38 % ARI 4,747 ▲1.33 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Varrimi i Kacifas, 8 ekstremistë grekë nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri

Ngjarja ka sjellë shumë reagime në Tiranë dhe veçanërisht në Athinë dhe sot, në ceremoninë e varrimit do të jenë me dhjetëra grekë dhe minoritarë.

Sipas medias që është atje, janë 8 personat që nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri. Ata mbanin bluza me shkrime antishqiptare dhe për këtë arsye u është mohuar hyrja në vendin tonë.

Ndërkohë Eurodeputetja qipriote Eleni Theocarus ka mbërritur paraditen e së enjtes në shtëpinë e Kostandinos Kacifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Theocarus ka deklaruar disa ditë më parë se çështjen e Kacifas do ta dërgonte në Parlamentin Evropian. “Ai mund të arrestohej, por u vra. U ekzekutua nga policia shqiptare”, pati thënë eurodeputetja.

Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës ka vendosur që të qëndrojë sa më larg fshatit Bularat gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të shmanget çdo lloj incidenti.

Situata në fshat është e qetë, por e pazakontë për një vend si Bularati. Sot është kthyer në një vend pelegrinazhi, pasi kanë ardhur shumë grekë dhe persona të njohur të Kostandinos Kacifas. Ndërsa mediat greke e kanë kthyer qendrën e fshatit në një platformë nga ku raportojnë pa ndërprerje.

Në orën 13:00 do të mbahet mesha në kishën e fshatit, ndërsa në orën 14:00 bëhet varrimi.

Deri në orën 09:00 kanë ardhur në Bularat 5 autobusë me grekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.