Rajoni

Varufaqis: Do të jap dorëheqjen nëse fiton “po”-ja në referendum

Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis tha se do japë dorëheqjen ditën e hënë nëse vota “po” fiton në referendumin e fundjavës mbi çështjen e ndihmës për Greqinë.

I pyetur në një intervistë për televizionin Bloomberg nëse do vazhdojë të jetë ministër i Financave duke nisur nga mbrëmja e ditës së hënë në rast se shumica përkrah reformat e kërkuara nga kreditorët në referendumin e së dielës, Varoufakis u përgjigj “jo”.

Ai refuzoi të bëjë spekulime nëse kryeministri Aleksis Cipras do japë dorëheqjen  në këto kushte.

“Kur shkon në betejë, nuk nisesh me idenë për të humbur”, tha ai.

Sondazhet e publikuara gjatë kësaj jave tregojnë se populli grek është i ndarë.

Nga sondazhi GPO i kryer për bankën franceze BNP Paribas vihet re se 47,1 per qind e njerëzve do votojnë ose ka gjasa për “po”, ndërsa 43,2 p[r qind do votojnë ose kanë tendencë për “jo”.

Një tjetër sondazh, i realizuar nga ProRata, i publikuar të mërkurën nga gazeta “Efimeridha ton Sintakton”, theksoi tendencën për “jo”, por me një avantazh të vogël që prej të hënës kur bankat u mbyllën.

Nga sondazhet e kryera pas vendosjes së kontrollit të kapitalit tregohet se 46 per qind e qytetarëve do te votonin “jo” krahasuar me 37 per qind të atyre që do votonin “po”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button