☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.05 ▼0.25%
ARI 4,848 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,286 ▼ -0.18% ETH $2,329 ▼ -1.51% XRP $1.3583 ▼ -0.4% SOL $83.4100 ▼ -2.73%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.05 ▼0.25 % ARI 4,848 ▼0.05 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.05 ▼0.25 % ARI 4,848 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Vasili, akuza Ramës: Kryeministër kryeparazit. Mori notën zero në Trieste

Ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Vasili thotë se Rama mori notën zero në Trieste dhe kërkon të largojë vëmendjen ‘duke bërë tallava nëpër sokakët pa ujë e pa drita të Shqipërisë’.

Vasili kërkon largimin e Ramës, pasi sipas tij gjithë Europa i ka certifikuar notën zero.

[poll id=”24″]

Rama, ky kryeministër kryeparazit. Kryeministri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.

Për shkak të Kryeministrit kryeparazit Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste.

Ky Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokakët pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.

Ky vetë flet e vetë dëgjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë.

Kush merr zero duhet të iki, duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të certifikuar se ia vuri gjithë Europa në Trieste, po presim…”, shkruan Vasili.

Nga Berati dje, kryeministri Edi Rama tha se pozita nuk ka punë me LSI-në, pasi ata mund t’a bëjnë opozitën si të duan.

Sipas Ramës, ata kanë marrë një detyrë, ndërsa Partia Socialiste një tjetër.

Kryeministri u shpreh se timoni duhet mbajtur drejt pavarësisht se opozita do bërtasë e nuk do lërë gjë pa bërë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.