🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,590 ▲0.51%
DOW 46,398 ▲0.59%
NASDAQ 21,922 ▲0.74%
NAFTA 90.03 ▼2.51%
ARI 4,560 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,899 ▲ +1.45% ETH $2,161 ▲ +1.07% XRP $1.4087 ▲ +0.46% SOL $91.8200 ▲ +2.26%
S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 % S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Vasili i përgjigjet Majkos: S’ka keqkuptim në deklaratat e Metës. LSI, korrekte

Një ditë pasi deputeti socialist, Pandeli Majko, në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se diskutimet e reformës në drejtësi prodhuan tensione mes koalicionit qeverisës, ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se qëndrimi i LSI-së ka qenë konsistent sa i përket reformës dhe raporteve me PS.

“Nuk ka asnjë keqkuptim për reformën në drejtësi lidhur me qëndrimin e LSI-së dhe z. Meta. Jam i bindur që z. Majko nuk është i informuar, që në tavolinat e nivelit të lartë të koalicionit që nga dita e parë kur kjo reformë filloi të hartohej edhe deri në miratimin e saj në mesnatën e 21-22 korrikut, qëndrimi i z. Meta dhe i LSI-së ka qenë i palëvizshëm për të pasur një reformë në drejtësi sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus”, thotë Vasili.

Majko foli për Zërin e Amerikës për ‘tendenca afrimi mes LSI-së dhe Partisë Demokratike”.

“LSI ka qenë një forcë shumë korrekte në raportet e saj me koalicionin dhe ky qëndrim ka qenë i qartë edhe në tavolinat e nivelit më të lartë të koalicionit, por edhe në të gjitha nivelet e tjera të komunikimit ku unë kam qenë i pranishëm edhe personalisht’, shtohet në deklaratë.

“LSI dhe Ilir Meta nuk kanë vënë asnjëherë kushte apo kushtëzime pushteti ndaj Edi Ramës dhe PS-së. Por ka pasur vetëm një kusht, që është vendosur nga LSI për PS-në para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ai ishte që Partia Socialiste, në opozitë në atë kohë, të votonte tre ligjet që ishin detyrim i integrimit europian, pasi ekzistonte shqetësimi i madh se në rast se koalicioni PS-LSI nuk do të arrinte 84 vota, Berisha do të bënte të njëjtën gjë duke penguar procesin e integrimit evropian të vend”, vijon deklarata.

3 Komente

  • populli 01 August 2016, 07:59

    Hajduteria e fatos nanos,kastriot islamit,rexhep meidanit ilir metes te digjen te gjalle me gjithe cfare kane.Keta plehra nuk jane shqipetre.keta plehra jane fatekeqesia e kombit shqipetar

  • shqipetaret 01 August 2016, 07:59

    Hajduteria e fatos nanos,kastriot islamit,rexhep meidanit ilir metes te digjen te gjalle me gjithe cfare kane.Keta plehra nuk jane shqipetre.keta plehra jane fatekeqesia e kombit shqipetar

  • Roland Badeni 01 August 2016, 11:53

    C'do ndryshim i raportve politike per perjudhen qe po kalojme ,duke hedhur dhe nje kendveshtrim gjendjes nderkombetare dhe zhvillimeve ne rajon ,do qe nje destabilizim per Shqiperine dhe Shqiptaret.Shembuj me konkret sot se : Turqia , Armenia dhe disa vende te tjera zgjodhen momentin me te pa pershtatshem per te bere dicka te ngjashme.Ndaj lutemi Mazhorances dhe Opozites te jene me te qete ne vendimarjet e tyre ne lidhje me te ardhmen e Shiperise ne momentet qe kalon Europa dhe rajoni ne te cilin bejme pjese.C'do veprim i kundert do qe do te conte ne destabilizimin politik do ishte nje orvajtje e qellimshme ne dem te se sotmes dhe se ardhmes se Shqiperise dhe Shqiptarve.Kushdo qe provonte te bente nje gje te tille i nisur nga interesa Partiake apo personale ,nuk do i falet kurre as nga Shqiptaret sa nga historia.Qorra ,injorante te pa ditur nuk ka me....

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.