☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.80 ▲1.64%
ARI 4,514 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,845 ▲ +0.13% ETH $2,153 ▼ -0.32% XRP $1.4049 ▼ -0.5% SOL $90.9200 ▼ -0.83%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Vasili: Kodi i ri Doganor, lehtësi për biznesin fason

 vasili-ne-kuvend-525x350Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, tha të enjten se Kodi i ri Doganor sjell lehtësi për biznesin fason. Duke folur në Kuvend në emër të grupit parlamentar të LSI-së, Vasili theksoi se shprehemi qartësisht në mbështetje të Kodit të ri Doganor dhe besojmë se edhe aktet nënligjore që do të mbështesin atë do të sjellin zhvillime pozitive si dhe vet Kodi i ri Doganor.

Sipas Vasilit, në Kodin i ri Doganor reflektohen të gjitha kërkesat e biznesit fason, një ndër sektorët kryesor për hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe promovimin e brandit ‘made in Albania’.
Risi, tha ai, është edhe shërbimi doganor 24 orësh duke shmangur kështu radhët e gjata, humbjet e kohes. Një tjetër përmirësim është edhe miratimi i manualit të përfitimit të çertifiktës ‘euro 1′. Vasili theksoi se miratimi i këtij manuali shmang abuzivizmin nga ana e doganierëve, si dhe i jep zgjidhje një ndër kërkesave të herëpashershme të investitorëve të huaj, të cilët stepeshin për të investuar në Shqipëri për shkak të mungesës së kësaj çertifikate, e cila promovon produktet shqiptare në tregjet europiane dhe i bën ata më të konkurueshme.
Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Vasili vlerësoi edhe zgjatjen e afatit të autorizimit nga 1 në 5 vjet, hap ky që sipas tij, shmang burokracitë. Edhe deputeti i PS-së, Anastas Angjeli ftoi deputetët të miratojnë Kodin e ri Doganor. Ai vuri theksin në domosdoshmërinë e hartimit të Kodit të ri Doganor, pasi kodi ekzistues nuk përmbush kriteret dhe nuk i përgjigjet realitetit./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.