Politika

Vasili: Meta nuk do të dorëhiqet për llogari të krimit, fakte tronditëse do të bëhen publike

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili theksoi sot se kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen dhe ka paralajmëruar se gjatë 24 orëve në vijim do të ketë fakte të reja tronditëse.

Kryetari-i-Grupit-Parlamentar-të-LSI-së-Petrit-Vasili-gjate-konferences-per-shtyp1-461x3501Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se çdo parti është e lirë të bëjjë protesta dhe PD-ja është e lirë të bëjë protesta për llogari të krimit të organizuar.

“Çdo parti është e lirë të bëjë protesta në Shqipëri edhe Partia Demokratike është e lirë të bëjë protesta për llogari të krimit të organizuar dhe të mbajë flamurin e tij. P-ja është e lirë të përdorë dhe të mbështesë të sëmurët psikikë. Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk do të japë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar. Lufta e maxhorancës me krimin e organizuar nuk do të ndalet. Fakte të reja tronditëse do të bëhen publike gjatë 24 orëve në vijim”, deklaroi Vasili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button