☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.77 ▼1.86%
ARI 4,706 ▲2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,590 ▼ -0.34% ETH $2,141 ▼ -2.28% XRP $1.4553 ▼ -0.67% SOL $89.4300 ▼ -0.45%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.77 ▼1.86 % ARI 4,706 ▲2.18 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.77 ▼1.86 % ARI 4,706 ▲2.18 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Vasili: Ndryshimet në ligjin për konçensionet garantojnë transparencën

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka diskutuar në mbledhjen e së mërkurës propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) për konçesionet.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar” është prezantuar nga deputetët Petrit Vasili dhe Përparim Spahiu.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se është më rëndësi kohëzgjatja e Partneritetit Publik-Privat, (PPP) .

Deputeti Vasili tha se, “Është me rëndësi kohëzgjatja e Partneritetit Publik-Privat. Ratifikimi i marrëveshjeve të tilla të bëhet në Parlament dhe në miratimin e kontratave të përfshihet Ministria e Financave dhe  Avokatura e Shtetit”.

“Nisma jonë synon përmirësime në procesin e PPP-ve dhe rritje të transparencës për kontratat. Kemi qëllim të kuptohet dobia e Partneritetit Publik-Privat. FMN e BB kanë kërkuar disa herë të vlerësohet dobishmëria e PPP-ve”, tha Vasili.

Vasili shprehu mbështetjen për nismat ligjore që lidhen me koncesionet dhe partneritetin publik-privat, pasi krijojnë mundësi për investime të reja dhe përmirësojnë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Në një deklaratë për shtyp, Vasili sqaroi nismën ligjore të depozituar në Kuvend nga një grup deputetësh të LSI-së, ku propozohen disa shtesa në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik e privat”.
Sipas Vasilit, nisma në thelb rrit dukshëm transparencën, që është kriteri themelor i çdo iniciative të tillë.
Nisma ligjore e depozituar më 16 shkurt në parlament nga grupi i deputetëve të LSI-së parashikon disa shtesa në ligjin ‘për koncesionet dhe partneritetin publik-privat. Mes të tjerash në këtë pr/ligj përcaktohet se një komision i ngritur për këtë qëllim harton studimin e fizibilitetit për konçesionin ose partneritetin publik privat dhe e paraqet për dhënien e vlerësimit të alternativës tek Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit.
Pasi merr miratimin e këtyre dy institucioneve se projekti është me leverdi ekonomike vijohet me procedurën e zbatimit për dhënien e koncesionit. Por, nëse këto institucione i vlerësojnë projektet si jo të leverdisshme ekonomikisht, autoriteti kontraktor e ndërpret procedurën e dhënies së koncesionit/partneritet publik privat.
Neni 4 i ligjit të ndryshuar propozon se për procedurat e koncesionit/partneritetit publik privat, kohëzgjatja e të cilave është mbi 4 vjet, kontrata hyn në fuqi pasi ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.