Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,290 ▼ -2.07% ETH $1,999 ▼ -2.02% XRP $1.3372 ▼ -0.64% SOL $83.0400 ▼ -2.35%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Vazhdojnë protestat kundër rastit “Monstra”

protesta-shkupi-1-320x180Këshilli Organizativ i Protestave kundër rastit “Monstra” përmes një konference për media ka përsëritur edhe një herë kërkesat e tyre për drejtësi të pavarur dhe objektive në Maqedoni. Anëtari i Këshillit Organizativ, Daim Luçi deklaroi se shteti maqedonas po ushtron dhunë dhe presion ndaj popullit shqiptar në Maqedoni.

“Derisa ky shtet ushtron dhunë mbi pjesën dërmuese të popullatës së saj, derisa ky shtet nuk e respekton ligjin dhe të drejtat e qytetarëve të saj, ne kuptojmë se në këtë shtet një populli të tërë i mohohet e drejta dhe liria e tij, ne besojmë se shteti dhe ligji është në mbrojtje vetëm të një etnie. Nëse koncepti i demokracisë është vetëm akt formal në letër dhe shprehje, atëherë vlen të besojmë se pushteti në këtë shtet është centralist me funksionimin e njëjtë të sistemit të dikurshëm diktatorial komunist”, tha Daim Luçi nga këshilli organizativ.

Ai lexoi edhe gjashtë pika me të cilat kërkohet lirimi i 6 të arrestuarve në rastin “Monstra” dhe 6 protestuesve, të cilët u dënuan me nga tre vjet burg, dorëheqja e prokurores dhe gjykatësit në rastin “Monstra”, si dhe ministres së Punëve të Brendshme. ‘Përveç këtyre, të enjten u kërkua edhe mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe prononcim publik nga ministri i drejtësisë për dënimet e shqiptuara ndaj 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm dhe po kështu protestuesve me nga 3 vjet burg’-shkruan Agjencia e Lajmeve INA.

Familjari i të arrestuarve, Bedri Ajdari, tha se protestat do të vazhdojnë dhe ajo e radhës do të mbahet edhe këtë të premte nga ora 13:45. Ai i ftoi studentët, intelektualët dhe të gjithë shqiptarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë që të mbështesin këto protesta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.