Kronika

Vazhdon protesta kundër reformës së arsimit të lartë

Studentët e Universitetit publik kanë nisur protestën kundër ligjit për arsimin e lartë, por edhe dhunës shumëpërmasore siç e quajnë ata. Organizatorët kërkojnë nga qeveria dhe mazhoranca që të tërheqin këtë ligj, që sipas tyre shkatërron arsimin e lartë dhe çon fondet publike drejt institucioneve private arsimore.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Lëvizja për Universitet bën thirrje që ti bashkohen të gjithë studentët kësaj proteste.

Studentët e kanë nisur protestën nga korpusi drejt Kryeministrisë. Në protestë janë të pranishëm edhe pedagogë e studentë të tjerë, ndërsa vihet re një numër i madh forcash policie që janë vendosur si gardh pranë Kryeministrisë.

“Për Universitetin për Shqipërinë” është një nga pankartat që studentët mbajnë në duar. Mësohet se protestës i janë bashkuar edhe studentë nga rrethet.

Studentët shprehen se “kjo protestë do të jetë paqësore dhe që do të parashtrojnë kërkesat e tyre”.

Një studente u shpreh: “Jemi mbledhur për të kundërshtuar dhunën e gjithanshme ndaj studentëve, duke nisur nga rritja e taksave e deri tek dhuna ndaj studentëve që u bë në komisariatet e Tiranës. Kemi përdorur të gjitha mjetet paqësore kundër reformës së arsimit të lartë, por kurrë nuk u morën në konsideratë. Sot, jemi këtu kundër dhunës rrënuese së kësaj reforme. Ne kërkojmë tërheqjen e kësaj reforme para se të jetë vonë. I bëjmë thirrje studentëve, pedagogëve dhe shoqërisë që të na bashkohen në këtë protestë. Ne nuk i trembemi asgjëje, rezistenca vazhdon” .

Dardan nga Kosova, i cili u arrestuar ditën kur u qëllua me vezë ndaj kryeministrit Rama tha: “Kemi ardhur këtu për të shprehur solidaritetin tonë. Ju keni qenë frymëzim për ne, prandaj do të jemi bashkë me ju. Bashkë do të jemi më të fortë”.

Protestës i janë bashkuar edhe gjimnazistë nga rrethe të ndryshme. Një gjimnaziste nga Durrësi tha: “Nga ky ligj neve na mbetet vetëm të ëndërrojmë universitetin. Të gjithë kemi parë dhunën ndaj studentëve, unë jam kundër kësaj dhune”.

Related Articles

Comente

  1. JO nje mije/por 100 mije,e me hunje gure,me thirje,per frikacakun Edvin.Mos u perçani,por bashkohuni.Tek Ju rinia e ka shpresen kjo e mjera Shqiperi.lBASHKOHUNI NGA JUGU NE VERI TE GJITHE UNIVERSITETET,TE GJITHE TE PA PUNET ME DIPLOME,TE GJITHE JU PRINDER QE DO PAGUANI SHUME FISH SHKOLLEN EVEMIJEVE TUAJ.TE GJITHE KUNDER KESAJ KLIKE HENRIÇILIANE.PO E LATE KETE LEVIZJE,MOS KENI ME SHPRESE TE NDRYSHOJE SHQIPERIA.

  2. o Leshi preshi mos do qe te jene gjithe kohen te nenshtruar shqiptaret dhe te bejne si i thone
    keta traperit ne parlament qe jane te gjith burgaxhinj dhe koakainxhinj dhe bejne ligje per shtresen e tyre .kurse per te varfrin le te shkoje te perdhet te rri pa shkolle,jo ore jo kjo eshte demokracia te gjithe te cohen dhe te kundershtojne gjithcka qe eshte e padrejte.i lumte studenteve bile neser te dhjetefishohen sepse ata na e sollen kete dite qe shpetuam nga diktatura komuniste…

  3. Kerkesat jene utopi! S’ka kellqe shteti shqiptar per arsim te larte falas! Vajtja falas ne universitet duhet te behet vetem per studentet e shkelqyer! Te tjeret duhet te paguajne! Sic e ka tere bota!

  4. Kerkesat e kesaj proteste jane thejsht traplliqe. E si mund te kerkohet arsimi i larte dhe bile edhe masteri dhe doktoratura fala? Pse nga bijen parate nga qielli? Ky popull trap duhet t’i beje pyetjen vetes nese eshte i gatshem te paguaje taksa te tjera per te shkolluar nje brez analfabetesh. Arsimi i larte falas vetem rrit parazite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button