☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,352 ▼ -0.83% ETH $1,992 ▼ -1.48% XRP $1.3218 ▼ -1.83% SOL $81.4200 ▼ -2.44%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vdekja e 15-vjeçares, daja akuzon mjekët: Vajza humbi jetën nga një ndërhyrje në gju

Vajza 15-vjeçare që humbi jetën në një spital privat në kryeqytet është Blerta Pepa, nxënëse në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”.

Vajza kishte pësuar një dëmtim në meniskun e këmbës, gjatë një aktiviteti fizik në orën e fizkulturës në shkollë. Pas kësaj prindërit e kanë dërguar vajzën në spitalin privat ku iu nënshtrua operacionit.

Daja i vajzës, me anë të një postimi në Facebook ka akuzuar mjekët, duke kërkuar ndëshkimin e tyre. Sipas tij, mjekët i kishin dhënë garanci se gjithçka do të shkonte mirë.

Postimi i dajës së vajzës

Unë jam daja I Blerta Pepa, e cila ka qenë pjesëmarrëse tek “Gjeniu I Vogël”. Blerta fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 16-vjeçare mëngjesin e sotëm, në spitalin Continental, pas një ndërhyrje në gju për meniskun dhe ligamentin.
Kemi bërë denoncim në polici pasi besojmë që ka qenë një papërgjegjshmëri dhe tregti me jetën e një fëmije duke qene se I kryen një operacion si me urgjencë nga ora 10 në mëngjes që ishte planifikuar, por e bënë në orën 19.30 të darkës duke qenë se doktori I huaj që bëri ndërhyrjen duhet të iki këtë të martë në Greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bëjini një tribut Blertës, e cila nuk jeton më vetëm për një operacion në gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi është tepër e rëndë besoj për të gjithë Shqipërinë që një gjeni e vogël si Blerta, të humbi jetën nga vetëm një ndërhyrje në gju, kur na ishin dhënë të gjitha garancitë që çdo gjë do shkonte mirë nga spitali.

Si I pari I qeverisë të kërkoj të bëhet çdo gjë që drejtësia të vihet në vend, pasi ajo vdiq nga babëzia e eurove të spitaleve private e shtetit që nuk u interesua që ta mundësojë shërimin, pasi në Ministri të Shëndetësisë dhe të Arsimit (u vra në gju në orën e fiskulturës tek Çajupi) dhe përgjigjia qe që sa fëmijë vriten në ditë në shkollë nuk i ndihmojmë dot. Duam drejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.