☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.72 ▲3.44%
ARI 5,021 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,334 ▲ +1.06% ETH $2,330 ▲ +3.35% XRP $1.5325 ▲ +3.3% SOL $94.4700 ▲ +0.95%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj, gjithashtu shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur më 10 mars në një pallat në Viale Beverora. Sipas hetimeve të karabinierëve dhe prokurores Emanuela Podda, 20-vjeçarja mbeti e mbyllur jashtë apartamentit të saj dhe në përpjekje për të hyrë brenda, u mundua të kalonte përmes një ballkoni, por humbi ekuilibrin dhe ra në oborrin e brendshëm.

Bashkëshorti i saj i cili e gjeti të shtrirë në tokë ka dhënë alarmin. E reja u transportua me urgjencë në spital nga ekipi i 118 dhe një ambulancë e Kryqit të Kuq, por plagët e marra nga goditja ishin fatale.

Hetuesit kanë përjashtuar përfshirjen e personave të tretë. Nga vendngjarja u vu re se dera e apartamentit ishte e mbyllur dhe furra e ndezur, çka tregon se Anxhela po përgatiste ushqim pak para incidentit.

Familjarët e saj, përfshirë nënën dhe motrën, kishin udhëtuar nga Shqipëria dhe qëndruan pranë spitalit, duke përjetuar dhimbje të madhe. Miqtë dhe të afërmit e kishin ndjekur ngjarjen me heshtje dhe trishtim, duke mbetur të tronditur nga humbja e parakohshme e vajzës.

Anxhela Byku la pas pak fotografi dhe kujtime të një jete të thjeshtë dhe të lumtur, që tani mbeten vetëm në kujtesën e familjarëve dhe miqve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.