Maqedonia

Vdes ish-ministri i Jashtëm Slobodan Casule

Pas një sëmundjeje të shkurtër, vdiq në moshën 70-vjeçare në Madrid, Slobodan Casule, gazetar, politikan, ambasador dhe ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë në periudhën  2001-2002.

Casule u lind në Shkup më 27 shtator 1945.

Ai ishte djali i shkrimtarit të njohur të Maqedonisë, Kole Casule. Në vitin 1972, Slobodani mbaroi arsimimin në Universitetin Katolik në Lima, Peru.

Slobodan Casule ishte njëri nga themeluesit e TV Shkupi, korrenspondent i TV Shkupit në Kili dhe Peru, korrenspondent i TANJUG-ut në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Nga viti 1990-1994 ishte drejtor dhe redaktor kryesor i Radios së Maqedonisë, pastaj drejtor i përgjithshëm i “Nova Makedonija”, Shkup.

Më 30 nëntor 2001, Çashule u bë ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, i katërti në radhë në qeverinë e Lubço Georgievskit. Në vitin 2002 ai u zgjedh deputet në Kuvendin e Maqedonisë.

Casule fliste anglisht, spanjisht, portugalisht, frangjisht dhe italisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button