☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.92 ▼0.59%
ARI 4,459 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,675 ▼ -2.02% ETH $2,062 ▼ -2.8% XRP $1.3599 ▼ -1.97% SOL $86.0300 ▼ -3.44%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika e zeze

Vdes në shtyllë 37-vjeçari, po lidhte linjë ilegale energjie

Policia

Të afërmit e viktimës thonë se ai nuk kishte mundësi të paguante dritat

burri-mbi-shtylle;-telat_1Një 37-vjeçar ka humbur jetën në tentativë për të rilidhur energjinë ilegalisht, pasi ia kishin ndërprerë punonjësit e OSHEE. Në tentativën e tij, Altin Myftari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, që i ka shkaktuar vdekjen në shtyllën e tensionit të ulët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur menjëherë pasi OSHEE bëri një aksion në zonën Babrru-Paskuqan për prerjen e energjisë elektrike abonentëve pa kontratë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, forca të shumta policie kanë mbërritur aty dhe kanë kërkuar ndihmën e specialistëve të OSHEE për të larguar nga rryma elektrike viktimën. Sipas të dhënave, i riu kishte tentuar ta kryente këtë veprim antiligjor, pasi nuk kishte mundësi ekonomike të shlyente detyrimet e energjisë elektrike. Me ndërprerjen e energjisë, ai nuk kishte më as ujë në shtëpi dhe kështu ka vendosur të ndërmarrë veprimin antiligjor.

Lidhjet e paligjshme të energjisë janë kthyer në një shqetësim në mbarë vendin. Kurse sa i takon zonës ku gjeti vdekjen 37-vjeçari, sipas specialistëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Njësia nr. 3 në Drejtorinë Rajonale të Tiranës rezulton me numrin më të madh të abonentëve pa kontratë. Sipas tyre, janë raportuar mbi 1700 raste që furnizohen me energji elektrike pa e paguar atë, ndërkohë që deri tani, vetëm 31 prej tyre kanë aplikuar për kontrata me OSHEE, e cila ka ndërmarrë në terren një nismë për gjetjen e vjedhjes së energjisë elektrike në kushte flagrance. Për pasojë, policia ka bërë procedimet për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike. Vetëm ditën e premte, pas një aksioni në zonën Babrru-Paskuqan, specialistët e OSHEE kanë raportuar 300 raste abonentësh pa kontratë, dhe po dje Policia e Komisariatit Nr. 5 ka bërë 6 kallëzime penale për vjedhje të energjisë elektrike ndaj disa shtetasve, të cilët vidhnin energjinë elektrike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.