☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +1.48% ETH $2,174 ▲ +2.13% XRP $1.4219 ▲ +1.08% SOL $92.6400 ▲ +2.89%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Sociale

Veliaj iu dhuron librat e Dritëro Agollit maturantëve të Tiranës

Maturantët e 16 gjimnazeve të Tiranës festuan mbrëmjen e djeshme kurorëzimin me sukses të përpjekjeve të tyre disa vjeçare në rrugën e dijes. Festës së tyre, e cila u organizua në sheshin “Nënë Tereza”, iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mënyrë simbolike në përfundim të ciklit të studimit dhe fillimin e një cikli të ri, u dhuroi atyre nga një set me librat e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli.

Duke uruar maturantët për përfundimin me sukses të ciklit të arsimit të mesëm, kreu i Bashkisë së Tiranës, theksoi se dhurimi i librave të Dritëro Agollit përveçse është një mënyrë për të kujtuar shkrimtarin e njohur, është edhe një mundësi e mirë për të njohur botën e shqiptarëve.

“Menduam se mënyra më e mirë për të përkujtuar shkrimtarin tonë të madh, që u nda nga jeta pak kohë më parë, ishte që secilit maturant të Tiranës, përveç dëftesës, t’i dhuronim edhe një paketë të librave të tij, që shpresoj do t’i lexoni gjatë verës, do të frymëzoheni siç jemi frymëzuar ne, do të njihni disa mentalitete të Shqipërisë që ndoshta nuk do t’u bjerë rasti t’i njihni personalisht, por do të bëni një udhëtim nëpër rreshta edhe nëpër vargje që jam i bindur do t’u bëjnë qytetarë më të mirë, tiranas më të dobishëm dhe do t’u bëjë profesionistë shumë më të aftë nesër, falë dijes që Dritëroi me kaq bujari e me kaq talent e shkriu në vargje”, tha Veliaj.

Më tej, ai siguroi nxënësit që janë në prag të diplomimit se ky është vetëm njëri stacion drejt rrugës së arsimimit, përpara se ata të dalin në jetë dhe të kontribuojnë për familjen dhe vendin. “Dua t’ju uroj sukses edhe për vendimet që do të merrni. Disa prej jush do të vazhdojnë studimet në universitet. Shpresoj të shkëlqeni siç keni shkëlqyer në gjimnazet e Tiranës me pasionin, talentin tuaj. Besoj se kur një njeri mbaron maturën nuk është vetëm një nxënës i mirë ose një nxënëse e mirë, është një qytetar i ri që i bashkohet qytetit, i cili do të votojë për herë të parë, do të marrë vendime mbi mënyrën si do të shkojë vendi ynë, do të shkojë në universitet etj”, u shpreh Veliaj.

Duke bërë shaka me maturantët, Veliaj u shpreh se ai vet personalisht do të preferonte të zhvillonte një muaj fushatë se sa 1 muaj provime të maturës. “Me kujtohet viti kur unë mbarova maturën, ishte viti ’98, ishte një kohë shumë e largët, kështu që lali Eri nuk është aq i ri sa ç’duket, por di t’u them që ai ankthi i provimeve të maturës ishte aq i tmerrshëm saqë edhe sot po të më pyesë njeri, je gati të bësh edhe njëherë provime mature apo të bësh edhe 1 muaj fushatë? Më mirë zgjedh fushatën se tmerrin e provimeve të maturës. Por ju e paskeni marrë me shumë sportivitet dhe më vjen mirë që sot jeni këtu”, shtoi Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.