Sociale

Veliaj: Kemi dhjetëfishuar gjelbërimin në Sheshin “Skënderbej”

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga Njësia 5 se brenda 10 muajve punë Sheshi “Skënderbej” është transformuar në një nga hapësirat më të mëdha të gjelbra në qytet. Pavarësisht kritikave, Veliaj deklaroi se realiteti është krejt tjetër ku numri i pemëve dhe i bimëve të mbjella është dhjetëfishuar.

“Morëm një shesh i cili kishte vetëm një metër katror pemëtari me ato dardhat që të gjitha u rimbollën dhe nga 220, shkuam në 2220 pemë, 4500 shkurre, 70 mijë lule, 100 shatërvanë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se sheshi “Skënderbej” është simboli më i mirë i përfaqësimit të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, ku çdo vizitor do të mund të gjejë një pllakë guri nga vendlindja e tij.

“Ne socialistët e dimë si funksionon kjo punë. Kur ke përballë njerëz që nuk kanë ngulur një gozhdë, ku për katër vjet nuk rregullonin dot sahatin e Tiranës dhe ku për katër vjet nuk i fusnin dot një dorë bojë murit të bashkisë, sigurisht që ne nuk presim lëvdata. Në fillim thanë, ja po e bëjnë me pllaka kineze. Në fakt nuk po e bëjmë me pllaka kineze, por po marrim nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe përtej, ku jetojnë shqiptarë për të treguar se ky shesh është qilim që përfaqëson të gjitha zonat dhe ku çdo vizitor do të mund të gjejë një pllakë që vjen nga vendlindja e vet. Kjo është edhe një mënyrë që shpenzimet e sheshit nuk kanë mbetur vetëm në Tiranë, por kanë shkuar dhe në ato zona ku kanë punuar mijëra njerëz për të sjellë pllakat”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Veliaj deklaroi se në shesh janë 28 mijë metra katror pllaka, krahasuar me 32 mijë metra katrorë sipërfaqe e mbjellë. “Thanë nuk ka gjelbërim. Vetë janë jashtë, në sheshin San Marko në Venecia ku nuk ka asnjë pemë. Është i gjithi rrasë guri, ose i shkruajnë kritikat nga Roma. Shën Pjetri në Romë, me Saliun të parin që ka shkuar disa herë te Papa, e ka parë që nuk ka asnjë pemë. Sheshi i Kuq në Moskë ka vetëm një pemë e cila është kryesisht për funksionet e Vitit të Ri. Ne kemi sot një shesh që ka 28 mijë metra katror pllakë për metaforën e 28 mijë kilometra katrorë Shqipëri dhe 32 mijë metra katrorë gjelbërim”, sqaroi kryebashkiaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button