☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.72 ▲1.89%
ARI 4,771 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,733 ▲ +0.84% ETH $2,189 ▲ +0.18% XRP $1.3455 ▲ +0.92% SOL $83.0600 ▲ +0.7%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.72 ▲1.89 % ARI 4,771 ▼0.99 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.72 ▲1.89 % ARI 4,771 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Veliaj: Mirëpresim çdo ide për projektin e sheshit “Skënderbej”

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot dëgjesën e radhës për projektin e transformimit të sheshit “Skënderbej”. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, së bashku me koordinatorët e projektit zhvilluan një takim të posaçëm me arkitektët dhe urbanistët më të mirë në vend, me të cilët u diskutua për detajet dhe risitë që sjell ky projekt, si dhe për mundësitë e përmirësimit të tij me ide të reja.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi si të vyer çdo propozim, qoftë nga qytetarët, por në mënyrë të veçantë nga ekspertët e fushës, arkitektë e urbanistë.
Ai veçoi tre elementë tepër të rëndësishëm që kanë të bëjnë me projektin: krijimi i mundësive për të siguruar një lëvizshmëri më të mirë të njerëzve dhe mjeteve, koha e realizimit dhe debatimi me publikun i detajeve të projektit.
Veliaj theksoi se qëllimi i parë ka të bëjë me dobinë publike të projektit, për të cilin ai kërkoi vlerësime dhe ide nga arkitektët për t’i alternuar më mirë elementët e këtij projekti, sidomos sa i përket mobilitetit.
“Duam të kemi një produkt që ka dobi publike, dobi për qytetin, dobi për komunitetin, që i rrit vlerat Tiranës, që i rrit vlerën qendrës, që inkurajon jetesën e shëndetshme. Megjithatë, kjo dobi publike nuk duhet të sakrifikojë disa utilitete të tjera siç është lëvizshmëria”, tha kryetari i bashkisë së Tiranës.
Veliaj shtoi se projekti është ende në fazën që mund të ketë ndërhyrje për të siguruar lëvizshmërinë më të mirë, qoftë duke bashkuar Unazën e Vogël me Unazën e Mesme në pjesën jugore të saj, apo nëse mund të bëhet një zgjerim të Unazës së Mesme ekzistuese për të kaluar nga Tajvani tek Xhamia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.