Ekonomia

Veliaj: Mjedise për fëmijë në çdo njësi administrative

Bashkia Tiranë do të ketë në fokus mirëqenien në çdo lagje të saj dhe kjo nis me parqet e lodrave për fëmijët. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte vetë sot në rrugën “Mine Peza”, të njësisë administrative nr. 9, për nisjen e punimeve të një parku të tillë.

“Përveç këndit të lojërave për fëmijë te liqeni, i cili do të jetë edhe këndi më i madh e më i bukur i qytetit, do të shpërndahemi në çdo lagje, për t’u siguruar që secila prej 11 lagjeve urbane të Tiranës të ketë një hapësirë të këndshme komunitare, për fëmijët dhe familjet”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, Bashkia Tiranë, në sajë të nismës “Tirana në punë”, ka si qëllim lirimin e hapësirave për lulishte, rrugë e trotuare, për të vijuar më pas me urbanizimin e zonës me fokus fëmijët. Për këtë arsye, ai ftoi çdo qytetar apo biznes që të japë kontributin e tij për të mirën e tyre.

“Për të gjithë ata që kanë diçka për të kontribuar, që mund të japin diçka, qoftë pemë, stola, lojëra për fëmijë, i ftoj t’i bashkohen përpjekjes së Bashkisë së Tiranës, si për të rregulluar sheshet dhe këndet e lojërave në çdo lagje, apo ndihmuar qoftë edhe me bazë materiale”, shtoi Veliaj.

Hapësira të ngjashme pritet të ketë deri në fund të stinës së verës në të gjitha lagjet e Tiranës, ndaj Veliaj bëri thirrje që vetë qytetarët të bëhen rojtarë për të mos u kthyer në pre’ të vandalizmave dhe shkatërrimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button