Veliaj: Nuk i bëj fresk Presidentit të diskredituar dhe qesharak, punoj për fëmijët e Tiranës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese me njësinë 10, sulmoi ashpër Presidentin e Republikës Bujar Nishani, duke deklaruar se nuk do i bëjë “fresk një Presidenti të diskredituar dhe qesharak, por do të punoj për fëmijët e Tiranës”.
“Këndin e lodrave e bëjmë edhe te parku i Presidentit po ta lirojë ai. Nëse fëmijët e presidentit rriten në parkun e liqenit, çdo fëmijë duhet të ketë akses në parkun e liqenit. Në qytetin që ne do të ndërtojmë, jemi të gjithë të barabartë”, tha Veliaj.
Duke folur për vizitën e kreut të shtetit te Parku i Liqenit Artificial, Veliaj u shpreh: “A do të shkojë Presidenti te pallati 17-katësh te diga? Nuk besoj sepse aty është pronari i shtëpisë ku rri Saliu e shpura e tij. Aty kanë prerë 274 pemë për atë pallat. Dhe thotë se kjo është e padrejtë. Kush është i pari i sistemit tonë të drejtësisë? Presidenti. Kur ishte hera e fundit që takoi një hallexhi në gjykatë? Kur është shprehur për gjyqin e Gërdecit apo 21 Janarit? Ai nuk do dhe nuk ka pasur qëllim që të hyjë në atë pjesë të historisë që ne të themi “Bravo i qoftë”. Nuk i bëj fresk një presidenti të diskredituar dhe qesharak, por punoj për fëmijët e Tiranës”, deklaroi Veliaj.
Zoti Velia, urime dhe suksese. Metropolit te vendit tone i duhej nje Erjon Velia, djale pasjonant, vizjonar, puntor si askush tjeter. Ate qe po beni ju per 8 muaj se beri Lulezim Basha per kater vite. Vec te tjerash, degjova nje interviste qe luli dha ne ate kohe per rrugen e kosovareve, jo qe se mbajti premtimin , pore e la me keq nga cishte. Eshte fatkeqesi kombetare qe kemi nje president te emeruar nga Saliu, qe seshte gje tjetr , vecse nje ushtar i bendur i Sali Berishes qe i gjeti pune ne ate karike, eshte fatkeqesia e shqiptareve qe ne vend te mbete simbol i unitetit te popullit, dite e nate vret mendjen si ti kundervihet mazhorances, tja kethe ligjet, qevrise , si asnje president tjeter, tani ju dashka te meret me kendin e lojrave qe po ndertoni Ju Z. Velia per femijet e Tiranes. Ne vend qe ta inkurajoje dhe vleresoi kryebashkiakun Velia, per kete kend te munguar, qe dote gezoi, argetoi me qindra e mijra prinder e femije, kerkon te hedhe gure e te pengoi ndertimin e keti kendi. E pyes kete soi presidenti, ka ne boten e qytetauar park, kombetar e lokal, pa kend lojrash per femije, ai, ose se di se ska pare bote me sy, ose edhe nese ka pare , ben sikur sdi. Perse nuke pyet Nishani, sa peme e drure dekorative jane mbjelle, brenda e jashte parkut, pore kerkon te zbatoi kerkesat e pd qe prishin e shkaterojne me e pa kobure ne brez proen publike , vetem e vetem te mose behen pune te mira ne interes te qytetareve se i bie vlera Lulit te Hollandes. Turpi te mbulofte o Bujar Nishani, qe meresh me kendin e lojrave, kure vendi yne Ka plote probleme qe la qevria e e pd ku benje pjese edhe ti, Bujar me Sali Berishen. Urime e pune te mbare zoti Velia, kure te kethehemi duam ta shikojme e shijojme me femijet kendin e lojrave tek parku kombetar.