Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.33 ▼1.26%
ARI 4,997 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,146 ▲ +0.27% ETH $2,328 ▲ +0.54% XRP $1.5226 ▲ +0.69% SOL $94.2300 ▲ +0.33%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.33 ▼1.26 % ARI 4,997 ▼0.22 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.33 ▼1.26 % ARI 4,997 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Sociale

Veliaj: Parku i liqenit të Farkës, një destinacion i ri për kryeqytetasit

Parku i liqenit të Farkës do të jet një destinacion i ri argëtimi për qytetarët e Tiranës në fundjavë. Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka inspektuar përfundimin e punimeve të rrugës  që lidh Farkën me shëtitoren e liqenit, duke krijuar më shumë mundësi lëvizje jo vetëm për banorët e kësaj zone por edhe të apasionuarit pas sporteve ujore.

“Ndonëse Tirana është zmadhuar, vëmendja e bashkisë për periferinë nuk ka humbur. Është e rëndësishme ta ruajmë këtë balancë, pasi Tirana nuk është vetëm sheshi “Skënderbej”, por ajo që është më e rëndësishme është që Tirana është e gjithë hapësira e re e shtuar, ku Farka është një parajsë në tokë, është një vend i bekuar, është shumë pranë natyrës, shumë afër qendrës, ka disa nga zonat rezidenciale më të lakmuara në kryeqytet”, tha Veliaj.

z. Veliaj tha se po punohet që e gjithë kjo zonë të kthehet në një parkun e dytë urban të qytetit të Tiranës, si një hapësirë alternative për t’u frekuentuar nga qytetarët e Tiranës.

“Parku i Liqenit Artificial të Tiranës ka pasur disa investime shumë të mira. Kjo ka bërë që të frekuentohet akoma më shumë dhe na ka rritur fluksin e qytetarëve, ndaj ambicja jonë është që parku i dytë i Tiranës të jetë ai i Liqenit të Farkës. Do të mbjellim këtu disa nga pemët të cilat me kujdes, me një makineri të posaçme, po zhvendosen me gjithë rrënjë nga sheshi “Skënderbej””, u shpreh Veliaj. Ai përmendi

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se zona e Farkës do jetë edhe një përfitueset më të mëdha të projekteve nga buxheti i vitit 2017, pasi është edhe një nga zonat më të rregullta sa i përket pagesës së taksave dhe tarifave vendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.