Maqedonia
Veljanoski në Asamblenë parlamentare të NATO-s në Budapest
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot do të mbajë fjalim në sesionin plenar të Asamblesë parlamentare të NATO-s në Budapest, Hungari.
Zgjerimi i NATO-s është në fokus të sesionit plenar në Budapest dhe për këtë qëllim janë ftuar të mbajnë fjalime kryetarët e parlamenteve të vendeve aspirante për anëtarësim.
Siç kumtoi sot Kabineti i Veljanoskit, organizatori, Asambleja parlamentare e NATO-s vazhsimisht angazhohet për zgjerimin e Aleancës dhe u ndihmon vendeve aspirante në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm.