Veljanoski: Shpërbërja e Kuvendit më 17 tetor pas debatit për buxhetin për vitin 2017
Kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanovski e ka vendosur pikën për shpërndarjen e Parlamentit si plotësim të rendit të ditës për seancën e 17 tetorit, menjëherë pas pikës e cila ka të bëjë me miratimin e Buxhetit për vitin 2017.
“Kryetari Veljanovski, duke i respektuar në tërësi obligimet e ndërmarra në pajtim me bisedat e partive më të mëdha politike me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare, e informoi opinionin se pikat për shpërndarje të përbërjes së tetë të Kuvendit do të plotësohen në rendin e ditës në seancën e cila u caktua për 17.10.2016, pas pikës e cila ka të bëjë me miratimin e Buxhetit për vitin 2017”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Veljanovskit.
Në kumtesë thuhet më tej se Veljanovski e përshëndet qëndrimin e grupit të deputetëve të LSDM-së për shpërndarje të Kuvendit, për dallim nga dy radhët e fundit kur kjo parti ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve parlamentare